Barcelona dhe Çelsi pas tij, Nejmar surprizon me një transferim të mundshëm në… Brazil

182
Sigal

E ardhmja e Nejmar duket gjithmonë e më larg PDG-së, me presidentin e klubit francez që ka vendosur brazilianin në merkato. Mes ekipeve të interesuara për 30-vjeçarin veçohen Barcelona dhe Çelsi, por duket se në skenë në orët e fundit ka dalë edhe hipoteza për një rikthim të mundshëm te Santosi në Brazil.

Sipas raportimeve nga “UOL Eporte”, klubi brazilian ka kontaktuar babain e lojtarit, i cili është edhe agjenti i tij për të kërkuar informacione mbi situatën e tij dhe për t’i orfuar mundësinë e rikthimit në skuadër.

Mosha e futbollistit si dhe dëshira për të qëndruar ende protagonist në Europë e bllokojnë këtë tratativë për momentin, por ideja e rikthimit në klubin ku nisi gjithçka mund të bindin Nejmar për këtë transferim të bujshëm.