Barcelona bllokon Lautaro/ Zikaltrit planifikojnë lëvizjet e merkatos

508
Sigal

Ujëra të trazuara në shtëpinë e Inter në lidhje me merkaton. Nga Spanja vazhdojnë të vijnë zëra insistues mbi një nisje të mundshme të Lautaro Martinez. “Toro” i pëlqen prej kohësh Real Madrid e Barcellona, por, sipas të përditshmes iberike ‘Sport’, blaugrana kanë siguruar pëlqimin e lojtarit dhe e kanë bllokuar sulmuesin për në qershor. Për momentin nuk është e qartë ende shofra që do të vendosë në tavolinë Barça, por ndërkohë zikaltrit po lëvizin për ti dhuruar Conte një përforcim në mesfushë, Castrovilli.

Pas aprovimit të teknikut zikaltër, që në tetor administratori i deleguar Marotta e drejtori sportiv Ausilio kanë nisur të hedhin bazat për të sjellë në Milano mesfushorin e Fiorentinës. Një goditje e rëndësishme në nivel teknik, por sigurisht jo ekonomik për arkat e Inter. I lidhur me Viola nga një kontratë deri në 30 qershor 2024, Castrovilli vlerësohet nga Commisso të paktën 40 milionë euro. Shifër e rëndësishme, por që mund të përballohet lehtë nga shitja e mundshme e Martinez.

E me shumë mundësi edhe nga dalja e Godin. Sipas As, në fakt, Diego nuk është ambjentuar tek Inter e që këtë verë mund të largohet nga zikaltrit. Mbrojtësi nuk është titullar fiks si pritej e ka patur vështirësi të adaptohet në mbrojtjen me tre të Conte. E pikërisht për këtë arsye në qershor mund ti kërkojë Marotta e Ausilio të shitet.