Barcelona bën gati 50 milionë euro për mesfushorin e Interit

437
Sigal

Barcelona në verë mund të humbasë Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic, për shkak të mungesës së minutazhit. Për kilianin Interi është hedhur në sulm prej kohësh, ndërkohë që ky operacion mund të shërbejë për t’i bërë një dhuratë Ernesto Valverde.

Sipas asaj që raporton gazeta “Sport”. Sensi mund të jetë një nga objektivat primat të skuadrës katalanase në verë. Për kartonin e tij zikaltërit mund të kënaqen edhe me shifrën e 50 milionë eurove, që mund të sjellë një përfitim të konsiderushëm, pasi e morën për 35 milionë euro nga Sassuolo.