Atletiko mund me përmbysje Barçën në Superkupë, në finale me Realin

467
Sigal

Atletiko Madrid ka bërë surprizën në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Spanjës, pasi ka mundur 3-2 me përmbysje Barcelonën në një ndeshje e cila dhuroi spektakël deri në sekondat e fundit të saj.

Pjesa e parë ishte pa gola, por e dyta filloi menjëherë me fishekzjarrë. Koke shënoi pas 15 sekondash në fushë, i aktivizuar pas pushimit nga Simeone, ndërsa Mesi u përgjigj pak më vonë duke barazuar shifrat.

VAR i anuloi argjentinasit avantazhin, por atë e gjeti pak më vonë Grizman me një gjuajtje me kokë që mposhti Oblak, i detyruar të bënte pritje pas pritje për të mbajtur në lojë skuadrën.

Barcelona vazhdoi të sulmonte dhe tundi përsëri rrjetën, këtë herë me Pike, por ishte përsëri VAR që i mohoi gëzimin e golit.

Kjo zgjoi Atletikon që në 10 minutat e fundit të ndeshjes ndryshoi plotësisht tablonë e sfidës. Morata fillimisht barazoi shifrat me një penallti, e më pas ishte Korrea i cili dërgoi topin në rrjetë duke siguruar finalen me një përmbysje të bujshme 3-2, duke u bërë gati për derbin ndaj Realit.

Barcelona-Atletiko Madrid 2-3
51′ Mesi, 63′ Grizman / 46’ Koke, 81′ (P) Morata, 86′ Korrea