Asnjë surprizë në Kupën e Shqipërisë, çerekfinalet premtojnë spektakël

345
Sigal

Asnjë rezultat surprizë nuk dhuruan ndeshjet e kthimit në turin e dytë në Kupën e Shqipërisë, me ekipet e Superligës të cilat konfirmuan supermacinë e tyre. Ndeshja më e rëndësishme ajo ndërmjet Flamurtarit dhe Tiranës dhurojë emocione dhe grindë, me vlonjatët që siguruan një fitore minimale 1-0, por goli i Kale nuk ishte i mjaftueshëm për të siguruar kualifikimin. Tirana kalon më tej në çerekfinale ku përballë do të ketë Laçin, skuadër e cila mposhti Bylis me rezultatin e pastër 3-0, duke përmbysur në këtë mënyrë humbjen në takimin e parë.

Kukësi mposhti Apoloninë pastër 2-0 duke bërë “nul” fitoren e fierakëve në takimin e parë. Ekipi i Armando Cungut kalon më tej ku në çerekfinale ku përballë do të këtë Teutën, skuadër e cila sigurojë kualifikimin pasi mposhti Lushnjen me rezultatin e përgjithshëm 7-1.

Kupa duket se është i vetmi vend ku Skënderbeu mund të marrë rezultat pozitiv, pasi fitorja e fundit daton pikërisht kundër Besëlidhjes. Korçarët mposhtën lezhjanët edhe në sfidën e kthimit me rezultatin 3-0 duke siguruar një biletë për në çerekfinale aty ku do të përballën me Kamzën. Ekipit të Ernest Gjokës i mjaftoi një gol i Bitrit për të likuiduar Vllazninë.

Partizani vijon marshimin edhe në Kupë teksa mposhti Kastriotin me rezultatin e pastër 3-0, në çerekfinale do të përballën me Luftëtarin.