Nuk ka asnjë shpresë për gjetjen e futbollistit të zhdukur Emiliano Sala, tha një oficier i ekipit të kërkim-shpëtimit.
Sulmuesi argjentias ishte një nga dy personat në bordin e aeroplanit që humbi kontaktet në Channel Islands, mbrëmjen e së hënës.
John Fitzgerald, shefi i shërbimit të Channel Islands Air Search, tha se “edhe personi më i përshtatshëm” do të jetonte vetëm disa orë në ujë.
Kërkimet për avionin e zhdukur rifilluan të mërkurën.
28-vjeçari raportohet se i dërgoi një mesazh audio familjarëve të tij në WhatsApp, duke i thënë se ishte “i frikësuar”.
Mediat argjentinase raportojnë se futbollisti tha: “Jam në një aeroplan që duket sikur do rrëzohet.”
Prej orës lokale 11:30 të mërkurën, Policia e Guernsey tha se ishin tre aeroplanë dhe një helikopter që po kërkojnë për gjurmët e aeroplanit Piper Malibu.