As Juventus e as Interi, Munie firmos me Borusian e Dortmundit!

61

Tomas Munie, anësori i Paris Sën Zhërmenit, ka zgjedhur ta vijojë karrierën e tij në Bundesligë dhe më konkretisht më nënkampionët e Borusias së Dortmundit. 28-vjeçari, që ishte lojtar i lirë, ka firmosur menjëherë me klubin verdhezi, të cilët e kanë siguruar atë pa shpenzuar asnjë qindarkë për kartonin. Borusia ishte në kërkim të një anësori të djathtë për të zëvendësuar Ashraf Hakimin, huazimi i të cilit është drejt fundit me Realin e Madridit që mendon ta rikthejë në bazë marokenin. Për Munie ishin të interesuara dhe Juventusi dhe Interi, por belgu ka parapëlqyer Borusian e Dortmundit.