Arsenali nuk ndalet në merkato, arrin akordin me një tjetër futbollist të Sitit

217
Sigal

Pas Gabriel Zhezus, Arsenali arrin akordin me një tjetër futbollist të Mançester Sitit.  “Topçinjtë” kanë siguruar shërbimet e ukrainasit Oleksandr Zinçenko me një vlerë transferimi prej 30 milionë paund.

25-vjeçari pritet të bëhet nënshkrimi i pestë veror i Arsenalit dhe i dyti i ardhur nga Siti. Zinçenko iu bashkua “qytetarëve” në vitin 2017 dhe bëri 128 paraqitje në të gjitha kompeticionet ndërsa në sezonin e fundit për shkak të konkurrencës së lartë nuk gjeti hapësira të shumta dhe gjithsej bëri 15 paraqitje.