Sigal

Ivan Raktic duket i destinuar për t’u larguar nga Barcelona verën e ardhshme. “Catalunya Radio” shkruan se mesfushori kroat ka arritur tashmë marrëveshjen me klubin “blaugrana” për transferimin e tij te kampionët e Francës, PSG. Futbollisti kroat ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Castelldefels, ndërkohë që ka regjistruar edhe vajzën e tij në një shkollë franceze, pikërisht për shkak të transferimit të tij në kryeqytetin francez.

Gjithnjë sipas kësaj radioje, Rakitiç bëri paktin me Barcelonën në mënyrë që të largohet për një shifër nën 125 milionë euro, që është edhe klauzola e zgjidhjes së kontratës së tij për të kaluar te PSG për 90 milionë euro.

Ndërkaq, klubi katalanas dhe vetë Rakitic, në një komunikim me “Mundo Deportivo”, kanë mohuar në mënyrë kategorike lajmin për arritjen e një marrëveshjeje për transferimin e kroatit te Paris Saint Germain. Ivan Rakitic gjatë muajve të verës e kishte marrë një ofertë nga klubi parizien, por futbollisti preferoi qëndrimin te Barcelona, me të cilën ka një kontratë deri në vitin 2021.