Arrihet marrëveshja, Napoli gati të bëjë blerjen më të shtrenjtë në histori

229
Sigal

Drejtori Sportiv i Napolit, Cristiano Giuntol,i bëri një udhëtim “blitz” ditën e djeshme në Sardenjë, ku u takua me menaxherët dhe sulmuesin Victor Osimhen, për të sistemuar detajet e fundit të transferimit të tij nën urdhrat e Gennaro Gattusos.

Sipas mediave italiane, marrëveshja mes palëve është arritur plotësisht dhe pritet që 21-vjeçari të mbërrijë në Romë ditën e nesërme për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për të hedhur edhe firmën mbi kontratën 5-vjeçare.

Për kartonin e Osimhen Napoli do të paguajë 50 milionë euro menjëherë dhe 10 milionë euro të tjera në formë bonusi te klubi francez i Lille, që disponon momentalisht kartonin e sulmuesit, ndërsa ka rënë poshtë mundësia e përfshirjes së Ounas në këmbim.

Kjo shifër e bën Victor Osimhen futbollistin më të shtrenjtë që Npaoli ka blerë ndonjëherë, duke thyer edhe rekordin e transferimit të Hirving Lozanos verën e kaluar, për shifrën e 42 milionë eurove.

Ndërkohë sulmuesi 21-vjeçar do të përfitojë një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, duke u bërë nga më të paguarit te Napoli, ndërsa presidenti De Laurentiis plotëson kështu një nga dëshirat më të mëdha të Gattusos për merkaton.