Arrihet marrëveshja, KOKSH hap dritën jeshile për peshëngritjen në aktivitetet olimpike

489
Sigal

Arrihet marrëveshja midis KOKSH dhe FSHP për aktivitetet ndërkombëtare në varësi të KOKSH.

KOKSH ka hapur dritën jeshile për peshëngritjen në aktivitetet olimpike pas takimeve intensive te drejtuesve te dy institucioneve, rezultati i të cilave është finalizuar me heqjen e dënimit 2 vjeçar të dhënë nga Komiteti Olimpik.

Ky dënim penalizoi pjesëmarrjen e peshëngritjes në lojrat mesdhetare Taragona 2018.

FSHP ka zbatuar te gjitha pikat e vendosura nga KOKSH për të eleminuar denimin.

Me heqjen e denimit, FSHP do të dërgojë në Argjentinë sportistin Antonio luli, dhe trajnerin Klaus Toska në lojrat rinore olimpike në Bonus që zhvillohen me 6 tetor 2018.

Nderkohe Tamas Ajan, President i Federatës Botërore të Peshëngritjes ka siguruar edhe pjesemarrjen e Shqiperise ne kete aktivitet nepermjet nje emaili.

Gjithashtu ai ka uruar per nje bashkepunim te suksesshem Presidentin shqiptar Theodhor Masllavica, duke theksuar se bashkëpunimi midis dy Federatave do te jete me intensiv ne te ardhmen.