Conor McGregor është vënë në pranga këtë mëngjes në Miami.
Ish-kampioni i UFC-së është arrestuar nga policia në Miami, pasi theu telefonin e fansit të tij gjatë momentit kur po e filmonte në rrugë.
Fansi u ka thënë policëve se telefoni kushtonte 1.000 dollarë (888 euro), ndërsa tashmë Conor për të fituar lirinë duhet të paguajë një garanci me vlerë 12 mijë dollarë.
Ylli i UFC-së është akuzuar për “grabitje dhe sjellje kriminale” ka bërë të ditur policia për Fox News.