Armando Sadiku drejt largimit, Legia po tenton ta zëvendësojë me një tjetër futbollist të Kombëtares

690
Armando Sadiku u afrua me shumë bujë te Legia në Poloni por deri më tani është aktivizuar shumë më pak sesa pritej. Për këtë arsye po mendohet edhe largimi pasi bomberi i kombëtares nuk mund t’ia lejoi vetes këtë, duke patur parasysh aftësitë dhe efikasitetin për minutat e zhvilluara.
Nëse një lojtar i kombëtares shqiptare është drejt largimit një tjetër është afër Legias. Mediat polake raportojnë se Ergys Kaçe mund të jetë afrimi i merkatos së janarit. Mesfushori i PAOK është aktivizuar për vetëm 5 ndeshje këtë sezon duke dhuruar edhe një asist dhe në Poloni mund të kalojë në formën e huazimit.
NVER0057
Sigal