Argjentina korigjon gabimin e Mesit, kualifikohet edhe Polonia

94
Sigal

Argjentina është kualifikuar në fazën tjetër të Botërorit, pas fitores 2-0 me Poloninë. Në fundin e pjesë

Në minutën e 13-të, Lionel Messi do të gabonte nga pika e bardhë, duke shpërdoruar kështu një mundësi që të vjen një herë në jetë.

Gabimin e “Pleshtit” do e rregullonte MC Allister, sapo filloi pjesa e dytë (46′). Një aksion model i ekipit të Skalonit përfundoi në gol, duke dërguar në festë tifozerinë.

Goli i sigurisë do vinte nga Alvarez, në minutën e 68-të. Një rrjetë kjo, e cila i dha qetësinë e duhur ekipit për pjesën e mbetur të takimit.

Kështu, argjentinasit përfundimisht kualifikohen si vend i parë me 6 pikë  dhe në fazën tjetër do përballen me Australinë.

Në krahun tjetër, polakët shkojnë tutje me 4 pikë dhe gjejnë Francën në fazën tjetër (Polonia ka golavarazh më të mirë se Meksika).

Argjentina korigjon gabimin e Mesit, kualifikohet edhe Polonia