Argjentina e ka zgjedhur trajnerin e ri, “magjistarin” e Perusë

484
Sigal

Pas një tjetër zhgënjimi në Kupën e Amerikës, ku eliminuan në gjysmëfinale nga Brazili, Argjentina është duke u përgatitur për një tjetër revolucion, sërish nga stoli. Lionel Scaloni, trajner i përkohshëm pas shkarkimit të Sampaolit, është i destinuar të largohet pas paraqitjeve të dobëta të Albicelestëve.

Synimi i federatës argjentinase është afrimi i Ricardo Gareca. Trajneri aktual i Perusë, me origjinë nga Argjentina, këtë të diel do të luajë në finalen e Kupës së Amerikës ndaj Brazilit. Edhe në të kaluarën , Gareca bëri një tjetër mrekulli duke e dërguar Perunë në Kupën e Botës në Rusi, pas 36 viteve mungesë.

Tani ai është në pritje të një ftese nga Argjentina, që duket se do të vijë shumë shpejtë.