Antonio Conte zbulon futbollistin më të mirë që ka trajnuar në karrierën e tij

252
Sigal

Ish-trajneri i Chelsea-t, Antonio Conte e ka konsideruar N’Golo Kante si “një nga futbollistët më të mirë” që ka trajnuar. Ai ishte një nga blerjet e para të strategut italian në “Stamford Bridge”, teksa Chelsea shpenzoi 35 milionë euro.

Kampioni i Botës ka luajtur në 164 ndeshje me Blutë e Londrës, duke shënuar 11 gola në të gjitha kompeticionet në Angli. Conte ka thënë fjalët më të mira për Kante, duke thënë se me të në fushë ekipi duket sikur ka 12 futbollistë në fushë.

“Mendoj se ai mund të luajë në çdo pozicion të mesfushës. Po flasim për një lojtar të mahnitshëm, të nivelit të lartë. Kante është i mahnitshëm në lojën me dhe pa top. Kur ke N’Golo në ekipin tuaj, mund të mendoni se po luani me një lojtar më shumë se kundërshtari.

Mund të gjesh buzëqeshjen në fytyrën e tij, çdo ditë. Është një djalë shumë pozitiv, një nga lojtarët më të mirë që kam pasur në karrierën time si trajner”, deklaroi Conte.