Angli-Danimarkë, formacionet zyrtare: Sancho jashtë, rikthehet Saka. Hjulmand nuk ndryshon

182
Sigal

Një ditë pas kualifikimit të Italisë në finalen e Euro 2020, pas fitores kundër Spanjës (1-1, penallti 4 -2), gjysmëfinalja e dytë vë përballë Anglinë ndaj Danimarkës në Ëembley. Gareth Southgate luan sërish me formacionin 4-2-3-1, me vetëm një ndryshim nga çerekfinalja ndaj Ukrainës (fitorja 4-0): zëvendësimi në krahun e djathtë të Jadon Sancho me talentin  e Arsenalit Bukayo Saka. Për kujtesë, anësori i Tre Luanëve kishte marrë një goditje në stërvitje një ditë para çerekfinales dhe nuk ishte në gjendje të luante kundër Ukrainës.

Në anën tjetër të fushës, Kasper Hjulmand, trajneri danez, nuk ndryshon 11-shen nga ndeshja me Republikën Çeke (2-1). Jens Stryger Larsen luan në rolin e pistonit në krahun e djathtë. Kasper Dolberg edhe një herë luan në qendër të sulmit në 3-4-3 e famshëm danez.

Formacionet zyrtare:

Image