Andrea Rabiot letër federatës, i shpjegon arsyen përse refuzoi Francën

602
Sigal

Adrien Rabiot, një nga futbollistët më të mirë të Paris SG, i ka shkruar një letër federatës franceze duke i shpjeguar arsyen përse refuzon të grumbullohet me kombëtaren.

Në fakt Didier Deschamps, trajneri i “gjelave”, nuk e zgjodhi 23-vjeçarin si një nga futbollistët me të cilët do të udhëtojë në Rusi për Botërorin. Në vendin e Rabiot ra në sy se ishte Steven N’Zonzi, futbollisti i Sevillia-s.

Deschamps u mundua të shpjegonte arsyen e lënies jashtë të Rabiot: “Performanca e Adrien me Francën nuk ka qenë në të njëjtin nivel me atë që ka shfaqur te Paris SG këtë sezon.”

Gjithsesi trajneri i Francës e kishte përzgjedhur Rabiot në listën me 10 futbollistët të cilët duhet të qëndrojnë gati në rast dëmtimi të ndonjë lojtari i cili është pjesë e 23 që do të shkojë në Botëror.

Futbollisti, i zemëruar për fatin se mendon se e meriton një vend në 23, i ka shkruar një letër federatës ku i shpjegon arsyen përse refuzon t’i bashkohet këtij grupi me 10 futbollistë.

“L’Equipe” shkruan se për këtë vendim të Rabiot mendohet të ketë ndikuar e ëma e tij si dhe agjenti. Nuk dihet cili ka qenë reagimi i federatës franceze por për Rabiot është e papranueshme që ai të mos ftohet në kombëtare.