Andrea Pirlo identifikon futbollistin që ngjason më shumë me të, luan në La Liga

752
Sigal

Andrea Pirlo po përgatitet për të nisur kursin e trajnerëve, me shpresën që do të bëjë të njëjtën karrierë edhe në këtë fushë. Në një intervistë për “Radio Bianconera”, ish-fantazisti italian ka folur për këtë sezon të Serisë A, ku ka vlerësuar se përveç Juventusit, në garë për titullin do të jenë edhe Napoli e Inter.

“Shoh se Juventus, Napoli e Inter janë shumë të forta dhe se besoj se do të jetë një garë mes këtyre të trejave për titullin kampion. Natyrisht që Juve është favoritja kryesore, por më parë duhet të shohim sa shpejt do kalojë këtë fazën e ndryshimeve të mëdha, të pësuara gjatë verës”, tha Pirlo.

Një mesfushor me këmbët e tij, i mungon sot Juventusit, Italisë dhe futbollit, ndërsa vetë Pirlo duket se e ka “piketuar” futbollistin që mund të jetë pasuesi i tij më i mirë në sportin më popullor në botë.

“Ndoshta ekziston një futbollist në botë, që mund të më ngjajë. Ai është Frankie De Jong, që besoj se do ketë një karrierë të ndritur përpara. Me Pjaniç jemi shumë të ndryshëm, pasi çdonjëri ka mënyrën e tij të të luajturit, por edhe ai mbetet një futbollist i madh”, deklaroi Pirlo.