Andrea Pirlo “i fiksuar” pas Iscos, Juventus bën gati ofertën për spanjollin

274
Sigal

Juventus do të tentojë gjithçka për të arritur te Isco. Spanjolli është në krye të listës së skuadrës së Andrea Pirlos për sezonin e ri. Ai mund të jetë dhurata e madhe në repartin e mesfushës, një nga më të dobëtit e vitit të fundit.

Me largimin e Pjanic dhe Matuidi (ende jo zyrtare), dhe me Khedira-n dhe Ramsey-n thuajse me valixhet gati, afrimet nuk do të jenë të pakta. Kulusevski dhe Arthur janë zyrtarizuar tashmë, por profili i Iscos, është i duhuri për të ofruar më shumë kualitet dhe teknik.

Një vit më parë, në një koment që bëri pas eliminimit nga Ajax, Pirlo u shpreh: “Për të ngritur Championsin, duhet një si Isco. Është një zgjidhje për mesfushën. Juve mori Cristianon, por duhet të gjejë edhe mënyrën që ai të fornizohet sa më mirë”.

Eliminimi nga Champions League mund të shfrytëzohet më mirë nga drejtuesit e skuadrës torineze për të bërë ndërhyrjet e duhura gjatë këtyre ditëve, në mënyrë që Pirlo të ketë skuadrën që synon në fillim të shtatorit.