Amosfera para derbit kryeqytetas, tifozët e kuq dhe bardheblu dhurojnë spektakël

374
Sigal

Në orën 18:00 do të luhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Në orën 16:30 ka nisur hyrja e tifozëve të të dyja skuadrave, teksa në stadium kanë mbërritur tifozët.

Fansat bardheblu janë drejtuar nga stadiumi nga ruga “Sami Frashëri”, duke shmangur përplasjet me tifozët kundërshtarë. Afro 1600 tifozë të kuq do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit për të mbështetur skuadrën e tyre, në këtë përballje të zjarrtë.

Një numër i konsiderueshëm policësh shoqëron “Ultras Guerrils” në marshimin e tyre, për të shmangur një përplasje të mundshme me tifozerinë rivale.