Sigal

Ish sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata ka pranuar se ai “nuk beson” që Cristiano Ronaldo do ti bashkohet ish klubit, derisa një drejtor i kishte thënë se më të vërtetë po ndodh

Portugezi e la Real Madridin këtë verë për një marrëveshje 100 milionë euro duke shokuar botën e futbollit.

“E vërteta është se nuk e kam besuar, kam menduar që ai do të rinovojë”, ka pranuar Morata në një intervistë për Cadena Ser.

“Kjo ishte derisa unë bisedova me një drejtor të Juventusit, e takova dhe ai tha: A e di kush po vjen në Juventus? Nuk e besoja, ata me thanë mua para se të ndodh. Prindërit e mijë me thanë se ishte e pamundur, por e dija që do të ndodhte para Botërorit”.

“S’paku ai e la Madridin për të shkuar në një klub spektakular. Ai do të jetë mirë, Juve janë të njëjtë me Real Madridin, të dyja janë klube të mëdha. Në vitet e fundit kur isha aty, Juve zbatonte taktikat më të mira në botë”.

“Kur Cristiano fillon të shënon nuk do të ndalet. Çdo vit thonë ai nuk do të shënoi por pastaj shënon 50 gola. Ata janë njëra nga skuadrat më të rrezikshme në botë, jo vetëm pse në skuadër kanë CR7”.