Sigal

Massimiliano Allegri parashikoi saktë golat e parë të Ronaldos me fanellën e Juventusit, ndërkohë që sot në konferencën para ndeshjes ndaj Frosinones është shprehur se portugezi do të shkëlqejë, pavarësisht kartonit të kuq në Champions.

“Nesër CR7 do të bëjë një paraqitje të mirë, ashtu siç bëri për 30 minuta në Champions. Pritshmëritë tek ai janë të mëdha. Ai duhet vetëm që të luajë, të zbavitet dhe të bëjë gol. Ka treguar shumë në karrierë. Cristiano është gjithnjë kërkues me veten dhe punon shumë. Pezullimi i tij ka kaluar. Ne jemi në një moment të rëndësishëm të kampionatit.

Pas suksesit në Champions, vjen Serie A. Frosinone do të kërkojë të na befasojë e nuk duhet ta ulnim presionin. Ka shumë entuziazëm pas Champions-it. Shumë energji pozitive dhe mjaftueshëm tension. Këtë takim duhet vetëm ta fitojmë. Ta lëmë mënjanë Champions-in dhe të mendojmë për kampionatin.

Dybala? Pas sfidës me Sassuolo-n, e futa në lojë. Nesër Dybala do të jetë në fushë. Sepse ai është një futbollist i rëndësishëm dhe e ka golin në këmbë. Duhet shfrytëzuar më së miri. Sa i përket pozicionit të tij, mund të bëjë edhe qendërsulmuesin, por me karakteristika të ndryshme nga pyka klasike. Ekipi po përmirësohet nga ana fizike dhe teknike. Ndërkohë që dikush pas, do të pushojë.