Allegri: Luajmë ndaj kampionëve në fuqi, por nuk mendojmë hakmarrjen

574
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Real Madridi në kuadër të fazës çerekfinale të Champions League. 

Bardhezijtë do të përballet me kampionët aktual të këtij kompeticioni dhe sikur të mos mjaftonte kjo do të bëj dhe pas shërbimet e dy lojtarëve kyç Medhi Benatias dhe Miralem Pjanic.
“Nesër do të ishte mirë të shënojmë dhe të mos pësojmë gol. Do ta zhvillojmë ndeshjen e parë nga dy kundër një skuadre të madhe. T’i eliminojmë do të jetë diçka e madhe sepse janë favoritët kryesor. Tifozët duhet të jenë me ne, ky ekip është duke bërë diçka të madhe”.
“Nuk mendojmë për hakmarrje, por ta tregojmë zhvillimin e ekipit. Mario Mandzukic dhe Alex Sandro janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Real Madridit. Në vend të Miralem Pjanic do të luajë Claudio Marchisio ose Rodrigo Bentancur. Ende nuk kam vendosur as mes Daniele Ruganit dhe Andrea Barzaglit. Paolo Dybala do ta zhvillojë një ndeshje të mirë sepse është në formë dhe është zhvilluar shumë edhe në mentalitet”,- ka përfunduar Allegri.
Ndeshja e parë luhet në “Allianz Stadium” ndërsa ai i kthimit një javë më pas.
Sigal