KOMBËTARJA/ Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Aleko Bregu, e quan vendimtare ndeshjen e radhës në Grupin K
Agron KAJA

Sa e keni ndjekur ritmikën e ndeshjeve të Kombëtares sonë për eliminatoret e “Botërori 2026”, Grupi K?
Patjetër që i kam ndjekur, dhe me shumë vëmëndje. Deri tani, Kombëtarja është shumë mirë për nivelin e lojtarëve që ne kemi, sepse ata më kryesorët që Silvinjo i hedh në fushë nuk kanë patur gjëndje të mirë. Ka zgjedhje të reja në çdo ndeshje.
Në këndvështrimin tuaj teknik, cili është përshkrimi i renditjes së skuadrave në Grupin K kualifikues?
Natyrshëm që edhe renditja është ajo përsa kemi dhënë në fushë në 6 ndeshjet që ne kemi luajtur në Grupin K. Them se jemi shumë mirë, madje këtu duhet thënë se edhe kemi përfituar edhe nga loja e dobët e Serbisë. Këto ishin mundësitë.
Jeni një ish-mbrojtës i Kombëtares, si ndjeheni në këtë situatë ku ndodhet skuadra jonë në këtë grup?
Si një ish-mbrojtës i Kombëtares, por si një shqiptar që e dashuron me shpirt e zemër skuadrën tonë përfaqësuese, unë ndjehem optimist me këtë përbërje që kemi. Silvinjo i qëndron besnik grupit, këtë ka bërë për ta ruajtur boshtin.
Kanë nisur emocionet e kualifikimit që në pragun e ndeshjes me Andorrën, si e mendoni këtë sfidë?
Përderi sa janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen me Andorrën, kjo tregon se futbollistët duhet të luajnë në 100% të mundësive. Në çdo ndeshje ka emocion, por kjo me Andorrën i ka në shkallën më të lartë. Atje duhet të luajmë për fitore.
Ku mendoni se duhet të përqëndrohet kryesisht skuadra jonë në ndeshjen me Andorrën: Mbrojtje-mesfushë-sulm?
Andorra është një sfidë e vështirë, dhe lojtarët përqëndrohen maksimalisht, të mos nisen nga emri i saj. Skuadra duhet të luajë në ekuilibër në çdo repart. Nuk ka rëndësi se si luajmë, duhet të nxjerrim rezultatin fitues. Nuk ka ngritje te lojtarët që pritej më shumë, si Asllani e Broja. Dhe kjo ndikon edhe te pjesa tjetër e skuadrës.
Po bilanci historik mes dy skuadrave dhe realiteti i tyre në Grupin K, sa do ndikojnë në këtë sfidë?
Natyrisht që edhe bilanci ka rëndësinë e vet, por unë insistoj që ne si skuadër të jemi të kujdesshëm, me qetësi e zgjuarsi ta nxjerrë reazultatin. Jemi skuadër më e mirë se Andorra, dhe këtu duhet përqëndrim e jo nënvleftësim nga Kombëtarja.
Ndodhemi vetëm 1 pikë para Serbisë në renditjen e grupit, i mendon serbët të mundur në Angli?
Unë e mendoj se anglezët do luajnë në 100% të saj, sepse Anglia është skuadër e madhe e serioze që nuk bën kompromise. Ndaj e mendoj një ndeshje, që nuk do të tolerojë, ka lojtarë të nivelit të lartë, në dispozicion ka dy formacione të gatshme.
Nëse fitohet në Andorrë dhe humbet Serbia në Angli, ndeshja me “Tre luanët” do jetë historike për Kombëtaren tonë?
Do jetë një ndeshje e bukur dhe spektakolare këtu në Tiranë, sepse kemi të bëjmë me lojtarë që luajnë në kampionatin anglez, nga më të fortët e më të bukurit në Europë. Do jetë një shfaqje sportive në fushë dhe në stadiumin “Air Albania”.
Cili është parashikimi juaj për renditjen përfundimtare të Grupit kualifikues për “Botërori 2026”?
Nuk merrem shumë me parashikimet, por unë me Andorrën parashikoj një fitore në rradhë të parë. Dhe këtu e pres një rezultat 2-0 në favorin tonë. Gjithsesi, rëndësi ka fitorja, si do që ajo të vijë në numrin e golave që do të shënojmë.
LISTA E FUTBOLLISTËVE
Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni; Mbrojtësa: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake; Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani; Sulmuesa: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci. Trajner: Silvinjo

Nisi dje në Barcelonë grumbullimi
Gjatë mesditës së djeshme dhe pasdite, pjesa më e madhe e futbollistëve të Kombëtares janë paraqitur në ambientet stërvitore në Barcelonë, ndërsa në mbrëmje dhe sot pritet që grupi të kompletohet. Sipas programit, sot do të zhvillohen dy seanca stërvitore, ku në mesditë dy futbollistë do flasin në konferencë shtypi.
Kualifikueset-Botërori 2026
Shqipëria në Grupin K
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Anglia 6 18
2.Shqipëria 6 11
3.Serbia 6 10
4.Letonia 7 5
5.Andorra 7 1
Ndeshjet që do të luhen
Datë 13 nëntor 2025
Andorra-Shqipëri 20:45
Datë 16 nëntor 2025
Shqipëri-Angli 18:00
Formacioni mundshëm
Andorrë-Shqipëri
Shqipëria: 1-4-3-2-1
Strakosha
Hysaj Gjimshiti Ismajli Mitaj
Asllani Shehu Berisha
Broja Uzuni
Manaj
Ndeshjet me Andorrën
Datë 6 shkurt 2000
Shqipëri-Andorra 3-0
Datë 17 prill 2002
Andorra-Shqipëri 2-0
Datë 2 qershor 2010
Shqipëri-Andorra 1-0
Datë 25 mars 2019
Andorra-Shqipëri 0-3
Datë 14 nëntor 2019
Shqipëri-Andorra 2-2
Datë 25 mars 2021
Andorra-Shqipëri 0-1
Datë 15 nëntor 2021
Shqipëri-Andorra 1-0
Datë 24 mars 2025
Shqipëri-Andorra 3-0
BILANCI
Nd 8, F 6, B 1, H 1, Golat 14:4
LEGJIONARËT
Mario Mitaj tregon misionin: Objektiv të shkojmë në Play-off

Dje, skuadra jonë Kombëtare ka nisur grumbullimin e saj në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese, ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026. Mbrojtësi Mario Mitaj ka folur në portalin fshf.org, ku është shprehur optimist për vazhdimësinë e këtij momenti pozitiv. “Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, e dimë çfarë presim, sepse i njohim kundërshtarët. Por ndeshja e parë ndaj Andorrës është shumë e rëndësishme. Vijmë këtu pas tre ndeshjeve të fituara, dhe në një moment shumë të mirë. Besoj ta vazhdojmë kështu edhe ndaj Andorrës, e cila është një ndeshje vetëm për ta fituar. Jemi të gjithë shumë të karikuar, e dimë rëndësinë dhe do futemi të japim maksimumin. Objektivi është vetëm që të shkojmë në play-off, jemi shumë afër. Na duhen edhe këto dy ndeshje, fillimisht fitorja e parë me Andorrën, dhe më pas shikojmë me Anglinë”.





















