Ajdareviç prurja e re me Turqinë, Panuçi rikthen mesfushorin Lilaj

508
Ajdareviç prurja e re me Turqinë, Panuçi rikthen mesfushorin Lilaj
Dje është zyrtarizuar lista e futbollistëve që trajneri i Kombëtares Kristian Panuçi i ka menduar t’i grumbullojë për miqësoren ndaj Turqisë, e cila do të luhet në datën 13 nëntor në Antalia. Për këtë miqësore, tekniku italian ka thirrur 25 futbollistë, por si prirje të reja mund të veçohen lojtarët: Astrit Ajdareviç që luan me AEK, dhe Ylber Ramadani që luan në Danimarkë me skuadrën e Veljes. Por, Ramadani do ti bashkohet skuadrës në datën 11 nëntor, pasi do të jetë i angazhuar me skuadrën kombëtare U-21 në takimin zyrtar eliminator të datës 10 nëntor në Tiranë kundër Irlandës së Veriut. Në këtë miqësore rikthehet mesfushori i Skënderbeut, Sabjen Lilaj, i cili së bashku me Alban Hoxhën e Partizanit, janë përfaqësuesit e vetëm të Kategorisë Superiore në Kombëtare. Sa i përket mungesave, ato janë të shumta: Kukeli, Kaçe, Cikalleshi e Memolla të dëmtuar, ndërsa Balaj nuk është preferuar nga Panuçi.
Lojtarët e grumbulluar
Portierë: Etrit Berisha (Atalanta), Tomas Strakosha (Lacio), Alban Hoxha (Partizani)
Mbrojtës: Elseid Hysaj (Napoli), Arlind Ajeti (Krotone), Mërgim Mavraj (Hamburg), Berat Gjimshiti (Benevento), Frederik Veseli (Empoli), Emir Lenjani (Sion), Ivan Balliu (Metz), Naser Aliji (Pa skuadër)
Mesfushorë: Migjen Basha (FC Bari), Andi Lila (PAS Janina), Ledian Memushaj (Benevento), Amir Abrashi (Frejburg), Sabien Lilaj (Skënderbeu), Astrit Ajdareviç (AEK FC), Odise Roshi (Akhmat Grozni), Ylber Ramadani (Vejle Klub), Taulant Xhaka (Bazel) 
Sulmues: Eros Grezda (Osijek), Valon Ahmedi (Maribor), Azdren Llullaku (Tobol), Armando Sadiku (Legia Varshjavë), Liridon Latifi (Pushkash Akademi) 
Sigal