Ajaks ëndrrash, fitimet aq sa buxheti i klubit. Shikoni sa miliona ka arkëtuar vetëm në Champions

485
Sigal

Ajaksi po bën një paraqitje të shkëlqyer këtë sezon në Champions League, teksa ka mundur edhe në gjysmëfinalen e parë Totenhemit, dhe me një këmbë e sheh veten në finale.

Por, bashkë me arritjet e mëdha, vijnë edhe përfitimet e mëdha. Nga një llogaritje e deritanishme, klubi holandez po barazon të gjithë buxhetin vjetor, vetëm me fitimet nga Liga e Kampionëve.

Deri më tani, Ajaksi ka arkëtuar plot 90 milionë euro, të cilat vijnë si më poshtë:

15,25 milionë euro – Grupet e Champions League

18,8 mln euro – Renditja e 10 viteve të fundit në Champions

10,8 mln euro – Rezultatet në fazën e grupeve

9,5 mln euro – Kualifikimi në fazën e 1/8-ave

10,5 mln euro – Çerekfinalja e arritura pasi eliminoi Real Madrid në 1/8-tat

12 mln euro – Gjysmëfinalja e arritur pasi eliminoi Juventusin në çerekfinale

2,5 mln – E drejta TV dhe reklama

10,7 mln euro – Biletat e shitura në “Johan Cruijff Arena”

Totali: 90 milionë euro

Buxheti total vjetor: 92 milionë euro

Por, fitimet mund të rriten akoma më shumë nëse kalojnë Totenhemin dhe arrijnë finalen. 15 milionë më shumë do të shkonin në arkat e “harkëtarëve”, ndërkohë fitimi i kupës me veshë të gjatë, sigurisht që do përkthehej në më tepër të ardhura, si më poshtë:

FITIME SHTESË

15 mln euro nëse kalon edhe Totenhem dhe siguron finalen e Champions

4 mln euro nëse fiton Champions League

3,5 mln euro pjesëmarrja në Superkupën e Europës

Totali: 112,5 mln euro