Agron KAJA/ Futbolli elitar po largohet nga kryeqyteti

548
Sigal

KËNDVËSHTRIM/ Dikur Tirana, Partizani e Dinamo bënin ligjin, ndërsa tani po vuajnë

Dikur kryeqyteti ynë Tirana, ishte i tillë edhe në futboll, ku me tre skuadra të mëdha: Tirana (ish 17 Nëntori), Dinamo e Partizani, bënte ligjin në Kampionate e Kupa, ndërkohë që edhe në Europë ka lënë gjurmë të mira. Që nga starti i kampionateve të paraluftës e deri tri vite më parë, nuk mendohej që elita e futbollit tonë të mos kishte në kreun e saj një skuadër të kryeqytetit, edhe pse vartësia e tyre nuk ishte e përbashkët: Tirana ishte pjesë e qytetit të Tiranës, Partizani pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Dinamo pjesë e Ministrisë së Brendshme. Nga viti 1946 e deri në vitin 1992, futbolli kishte bazë buxhetin e shtetit dhe qëndronte në nivele amatore (në përfaqësim dhe në infrastrukturë), ndërkohë që pas vitit 1992 u futën format e reja të menaxhimit të tij, të cilat veç ndryshimit cilësor, sollën edhe një hallakatje të dy ish-skuadrave “ushtarake”, Partizani e Dinamo, të cilat kaluan fillimisht as shtet e as privat, por edhe në vetmi. Ndërsa Tirana asnjëherë nuk ka qenë e tillë si në hallakatjet e dy “ushtarakeve” rivale të saj, pasi pas vitit 1992 ajo është menaxhuar nga biznesmenë të fuqishëm, por në dy vitet e fundit ka mbetur financiarisht thatë. Dhe kësisoj, duke ju referuar realitetit të sotëm na duhet të themi se “…na ishin një herë tre moskëtierë në kryeqytet”, sepse nuk janë më ato skuadra që frikësonin çdo kundërshtar, nuk janë më ata lojtarë që “nga dhomat e zhveshjes e bënin golin”, e nuk janë më ata drejtues në këto skuadra që të “gatuajnë” aty prodhimin më të mirë në futbollin shqiptar. Sa për statistikë, nëse do ti merrnim në total të tria skuadrat e kryeqytetit, bilanci i trofeve të fituara nga Tirana, Dinamo e Partizani është shumë pozitiv, pasi nga 74 kampionate të luajtur, 56 janë fituar prej tyre. Po kështu edhe për Kupën e Shqipërisë, ku nga 60 edicione të zhvilluara, 44 herë ajo është fituar nga tre skuadrat e kryeqytetit. Ndërsa sot nuk bëhet fjalë fare për këto shifra, nuk bëhet fjalë fare për protagonizëm, pasi 24 herë kampionët e Tiranës janë strukur në vendet e fundit të renditjes në Superiore, aty ku zbret një kategori më poshtë, Partizani po bën një pikiatë të fortë në tabelë me disa humbje radhazi, ndërkohë që Dinamo në këtë sezon “përpëlitet” në vendet e mesit të tabelës së renditjes në Kategorinë e Parë. Po çfarë ndodh me Tiranën e futbollit sot? Tirana po vuan “sindromin Tirona”, ose për ta qartësuar më mirë këtë realitet, le të themi se sot aty po mendohet të ndryshohet një germë në emër, ndërkohë që drejtues të skuadrës e tifozët nuk merren me gjendjen e rëndë të skuadrës, sepse të renditesh në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit, kjo nuk është më elitë. Nëse këtë elitë këta faktorë e shohin duke e parë së prapi tabelën e klasifikimit, atëherë le të shikojnë vetëm shkronjën “O” në emër! Por ka edhe të tjera dukuri që këtë Tiranë e kanë lënë në pikë të hallit, së paku në dy sezonet e fundit. Paqëndrueshmëria menaxhuese e skuadrës ka krijuar një deficit financiar në pagesat e lojtarëve dhe të trajnerëve ndër vite, por edhe e kanë luhatur skuadrën 24 herë kampione drejt në niveleve më të ulëta të saj. Të themi se Bashkia e kryeqytetit e ka vënë në “koma” futbollin, është mirë dhe në kohë, pasi kjo do të ishte edhe një thirrje e fortë për të dhe për ata zotërinj biznesmenë që i kanë hyrë punës në dy muajt e fundit, por edhe një shkundje për tifozët “Fanatics”. Duke dalë te dy skuadrat e tjera, këtë sezon Partizani e ndryshoi imazhin e dobët me zbritjet deri në Kategorinë e Dytë në pesë sezonet e fundit. I menaxhuar nga biznesmenë seriozë e të fuqishëm, skuadra e kuqe e filloi shumë pozitivisht kampionatin duke arritur deri në vendin e tretë në renditje, por ka disa ndeshje që po zbret poshtë, duke treguar se nuk ka shumë “këllqe” për më lart e kështu do të jetë “rob” i mbijetesës në Kategorinë Superiore. Dinamo aktualisht hyn në grupin e skuadrave të dobëta në Kategorinë e Parë, edhe pse renditet në vendin e 9-të nga 16 skuadra pjesëmarrëse, por se diferencat me fundin e tabelës i ka më të afërta se me kreun e saj. Kjo është panorama e topkëmbës në tre skuadrat e kryeqytetit që duam apo nuk duam ta pranojmë, realisht është e tillë. Kryeqyteti nuk e meriton këtë ndëshkim që po i bëhet skuadrës së tij.

Skuadrat e Kryeqytetit

Kampionate të fituara

Tirana          24 herë

Dinamo          17 herë

Partizani       15 herë

Gjithsej        56 Kampionate

18 kampionate janë fituar nga 5 skuadra të tjera të rretheve

Kupa të fituara

Tirana          15 herë

Partizani       15 herë

Dinamo          13 herë

Gjithsej        44 Kupa

17 Kupa janë fituar nga 7 skuadra të tjera të rretheve

Gjendja aktuale

Kategoria Superiore

5. Partizani  14 pikë

11. Tirana    10 pikë

Kampionati ka 12 skuadra

Kategoria e Parë

9. Dinamo       11 pikë

Kampionati ka 16 skuadra

 Tiranës dhe Partizanit u duhet të fitojnë patjetër me modestët e Albpetrolit dhe Adës së Velipojës

 Kupa zbulon sot 16 skuadrat e turit të dytë

  Tiranës, Partizanit, Lushnjës, Kastriotit e ndonjë tjetër u duhet të vuajnë disi edhe të impenjohen maksimalisht në 90 minutat e dytë të ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë, për të siguruar një “biletë” për në turin e dytë eliminator, ndërkohë Skënderbeu, Teuta, Kukësi, Laçi, Vllaznia, Flamurtari dhe Bylisi thuajse e kanë siguruar kalimin. Rezultatet e ndeshjeve të para prodhohen surprizat e rastit, edhe pse ekipet e mëdha thuajse nuk patën vështirësi, pavarësisht se luajtën me lojtarët që ishin aktivizuar ëm pak në kampionat. Në ndeshjet e para (të zhvilluara, më 23 tetor), një gol i Saimir Zharkalliut në minutën e 20-të, i mjaftoi Albpetrolit të Kategorisë së Parë të mposhte 1-0 Tiranën, ekipin që së bashku me Partizanin mban edhe numrin më të madh të trofeve të fituar në Kupën e Shqipërisë, nga 15. Nis me këtë surprizë turi i parë eliminator i Kupës, por duhet thënë së bardhbelutë luajtën me lojtarë të stolit, pasi trajneri Nevil Dede mendoi më shumë për takimin në kampionat me Besën e Kavajës. Tomori dhe Pogradeci e mbyllën në barazim pa gola. Ajo që bie në sy është humbja e Tiranës në Patos, përballë Albeptrolit. Goli i Zhargalliut u ka dhënë patosarakëve fitoren minimale, ndërkohë që bardheblutë kanë aktivizuar lojtarë të stolit, duke menduar më tepër për ndeshjen e kampionatit me Besën. Edhe Partizani nuk ia ka dalë të fitojë ndaj Adës në Velipojë. Madje është gjendur fillimisht në dizavantazh, por më pas skuadra e Likës ka barazuar me Dushkun. 1-1 ka qenë rezultati përfundimtar në Velipojë, ku është zhvilluar një lojë e ashpër dhe ku vendësit e kanë konsideruar këtë 90-minutësh si të ishte një finale. Para gjashtë edicionesh, Ada e Velipojës eliminoi Dinamon, ndërkohë që tani kërkon ta bëjë suprizën me Partizanin. Skënderbeu fiton në Fushë-Krujë, duke mundur Ilirinë 3-1, ashtu sikurse ka bërë edhe Kukësi me Lacin në transferta. Verilindorët e Shenosjit i janë falur golit të Bratic në Kucovë, ndërsa fituesit në fuqi të kupës, Laci, ka shënuar dy herë në “Ruzhdi Bizhuta”, përkundrejt një goli të pësuar. Teuta e Durrësit ka dalë me triumfin 2-1 nga Lezha, ku golat e Hoxhës dhe Delisllisit kan supruar atë të Dibrës për vendësit, ardhur pas goditjes së penalltisë. Bylis mposhti 2-0 Dinamon, në fushën e kësaj të fundit me golat e Eberes dhe Bakiut, kurse krutanët e Ndreut nuk kanë shkuar dot më tej se barazimi 1-1 në Sarandë me Butrintin. Fitore të pastra me shifrat 3-0 arritën Vllaznia me Veleçikun në Koplik, Flamurtari në Gramsh dhe Apolonia me Tërbunin në Pukë. Kështu, nëse do të kualifikohen Partizani dhe Vllaznia, atëherë ato do të ndeshen midis tyre në turin e dytë Janë dhjetë skuadra të cilat e kanë fituar të paktën nga një herë Kupën e Shqipërisë: Partizani (15), Tirana (15 trofe), Dinamo (13), Vllaznia (6), Flamurtari (3), Teuta (3), Elbasanin (2), Apolonia (1), Besa (1) dhe së fundi Laçi (1). Fituesi siguron pjesëmarrjen direkte në Ligën e Europës. Fituesi i Kupës së Shqipërisë 2013-2014 merr pjesë në Ligën e Europës, në turin e parë paraeliminator.

KUPA E SHQIPERISE

TURI I PARË ELIMINATOR

NDESHJET E KTHIMIT

GRUPI A

SKËNDERBEU-ILIRIA    13:30

Nd.1: Iliria-Skënderbeu 1-3

(Tali / Nimaga (2), Morina)

TEUTA-BESËLIDHJA           13:30

Nd.1: Besëlidhja-Teuta  1-2

Dibra (pen) / Hoxha, Deliallisi)

TIRANA-ALBPETROL           13:30

Nd.1: Albpetrol-Tirana  1-0

(Zhargalliu)

LAÇI-ELBASANI        13:30

Nd.1: Elbasani-Laçi  1-2

(Kuçi / Tanushi, Bardhi)

BESA-KAMZA           13:30

Nd.1: Kamza-Besa 0-2

(Bajaziti, Berisha)

LUSHNJA-HIMARA       13:30

Nd.1 Himara-Lushnja  3-2

(Dordoviç, Dhrami, Gjondeda / Gjoni, Kacani)

SHKUMBINI-BURRELI    13:30

Nd.1: Burreli-Shkumbini  2-1

(Pepaj, Steven / Branica)

LUFTËTARI-MAMURRASI 13:30

Nd.1: Mamurrasi-Luftëtari 2-1

(Karaj, Marashi / Braho)

GRUPI B

KUKËSI-NAFTËTARI           13:30

Nd.1:Naftëtari-Kukësi  0-1

(Bratiç)

FLAMURTARI-GRAMSHI   13:30

Nd.1:Gramshi-Flamurtari  0-3

(Qejvani, Shehaj / Pepa (pen))

VLLAZNIA-VELEÇIKU    13:30

Nd.1:Veleçiku-Vllaznia 0-3

(Kraja, Gjini, Semina)

KASTRIOTI-BUTRINTI   13:30

Nd.1:Butrinti-Kastrioti   1-1

(Rrugji / Tepshi)

BYLIS-DINAMO         13:30

Nd.1:Dinamo-Bylisi 0-2

(Ebere, Bakiu)

PARTIZANI-ADA        13:30

Nd.1:Ada-Partizani  1-1

(Mujeci / Dushku)

APOLONIA-TËRBUNI           13:30

Nd.1:Tërbuni-Apolonia  0-3

(Papa, Vasilevski, Tairi)

TOMORI-POGRADECI           13:30

Nd.1:Pogradeci-Tomori 0-0

Rruga drejt finales

 Turi i dytë (1/8) do të luhen më 4 dhe 18 dhjetor 2013. Takimet e turit të tretë do të zhvillohen vitin tjetër më 12 dhe 26 shkurt, teksa për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet 4 ekipeve të kualifikuara në këtë tur. Ndeshjet do të luhen më 26 mars dhe 9 prill 2014. Ndërsa finalja e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet në 17 maj 2014 në një stadium të përcaktuar nga FSHF-ja. Ekipi pritës për ndeshjen finale do përcaktohet me short të lirë.