Agjenti i mbrojtësit të Ajax zbulon skuadrën se ku do të shkojë Marcelo…

406
Sigal

“Thonë që emri i Tagliaficos është në listën e Real Madrid sepse Marcelo do të shkojë te Juventusi. Ka pasur interesim edhe nga ekipe të tjera, por asnjë nuk më ka telefonuar”. Kjo është deklarata e agjentit të mbrojtësit të Ajax-it, Ricardo Schlieper,i cili ka ndërhyrë në programin “La Oral Deportiva” në Radio Rivadavia.

Deklaratat e agjentit janë një konfirmim për zërat e shumtë që qarkullojnë në merkato. Mbrojtësi brazilian duket shumë pranë Juventusit, teksa ardhja e Ronaldos verën e kaluar i ka shtuar edhe më shumë shanset. Marcelo ka përgënjeshtruar zërat, por raporti delikat me Santiago Solari, është konfirmuar nga fakti që ka luajtur vetëm 13 ndeshje gjatë këtij sezoni.