Agim Çiraku: Vlerësim për historinë e notit shqiptar

568
Nga Agron KAJA
KAMPIONATI MBARËKOMBËTAR/ Noti shqiptar vazhdon me eventin më të madh të zhvilluar aktualisht, Presidenti mbledh edhe veteranët
Ndërsa në pishinën e Durrësit gumëzhinin zërat e zhurmat e notarëve e notareve nga Shqipëria e Kosova, të cilët po i japin ngjyrë Kampionatit të parë Mbarëkombëtar të Notit, Presidenti i FSHN-së Agim Çiraku, kishte përgatitur një “axhendë speciale”, pasi në ambientet e pishinës u takua me një përfaqësi të veteranëve të notit shqiptar ndër vite. Ishin rreth 25 figura të këtij sporti, të cilët për 90 minuta, jo vetëm që vlerësuan aktualitetin e notit në vendin tonë, por njëherësh angazhuan forcat për “zbardhjen” më të plotë të historisë së këtij sporti kaq të bukur. “Për mua ishte jo vetëm kënaqësi që isha mes figurave të mëdha të Notit shqiptar, por edhe një obligim që mundi e djersa e tyre të jenë më të pasqyruara në historinë që ata kanë shkruar. Grupi që u takuam, më shumë se sa një bashkëbisedim zyrtar, mes nostalgjisë e realitetit, e kthyen takimin në një festë, mes së cilës gjetën vend edhe detyrimet e secilit”, kështu deklaroi Presidenti Çiraku për këtë takim, për të cilin më pas theksoi se do të konsolidohet më shumë edhe roli i Shoqatës së Veteranëve të Notit në Shqipëri. “Në fakt, vetë këta figura e pranuan se duhet një organizim më i mirë i tyre, si pjesë e historisë së notit në vendin tonë, e për këtë u vendos që, Shoqata e Veteranëve të Notit të Tiranës, të quhet si Shoqata Kombëtare e Veteranëve të Notit në Shqipëri. Për ta bërë edhe më të komunikueshëm këtë bashkëpunim brenda kësaj shoqate, u vendos nga një person, i cili do të merret edhe me organizimin në qytetin përkatës”. Ndërkohë, jo pa rëndësi, madje me një “pathos rinor”, nga këtë veteranë të notit shqiptar, u diskutua edhe për Maratonën e Notit që do të organizohet në Sarandë në datat 8-9-10 shtator 2017, për të cilën ata shprehën gatishmërinë e pjesëmarrjes. Duke veçuar “Peshkaqenin” e notit shqiptar në vite, ish-notarin Ilir Gjebrea, le të themi se vlerësimi i këtyre moshave për këtë event ishte shumë i madh. “Në këtë Maratonë do të marrim pjesë edhe ne, brezi që shkruam diçka të mirë në notin shqiptar. Kjo pjesëmarrje nuk është vetëm nostalgji për moshën tonë, por edhe një apel për të rinjtë e të rejat, që këtë sport ta ushtrojnë me më shumë pasion”. 
Presidenti i FSHN-së Agim Çiraku, kishte përgatitur një “axhendë speciale”, pasi në ambientet e pishinës u takua me një përfaqësi të veteranëve të notit shqiptar ndër vite. Ishin rreth 25 figura të këtij sporti, të cilët për 90 minuta, jo vetëm që vlerësuan aktualitetin e notit në vendin tonë, por njëherësh angazhuan forcat për “zbardhjen” më të plotë të historisë së këtij sporti të bukur
Kryegjyqtari Emin Lishi: U sfiduan temperaturat e larta
Në pikun e ngarkesës së garave të ditës së djeshme, e cila ishte e dyta e Kampionatit Mbarëkombëtar të Notit, Kryegjyqtari Emin Lishi, për gazetën “Telegraf”, tregoi se bashkëpunimi mes dy federatave Shqipëri-Kosovë, duket shumë interesant. “Deri tani kemi zhvilluar dy ditët e para të kësaj veprimtarie, dhe me rezultatet që janë arritur, së pari duhet vlerësuar organizimi shumë korrekt i Federatës Shqiptare të Notit. Bashkëpunime të tilla e rritin dhe e zhvillojnë më shumë sportin e notit, edhe pse këtë herë programi pësoi një ngjeshje, sepse nga Kosova ishin garues të të gjitha moshave. Por, tabela elektronike I dha efektet e saj, duke e ndihmuar punën e gjyqtarisë, njëherësh duke e lehtësuar notimin e të gjithë garuesve. Moti ka qenë me temperatura të larta, ku edhe vetë temperatura e ujit ka qenë mbi maksimalen, por ato besoj se u sfiduan nga të gjithë notarët, por edhe nga gjyqtarët”. 
Garat dhe fituesit
FITUESIT E MBARËKOMBËTARIT
100 m stil i lirë: Femra Nikol Merizaj, Alb, 1.09.71; Meshkuj Binald Mahmuti, Tirana, 1.02.66
200 m stil i lirë: Femra Nikol Merizaj, Alb, 2.16.86; Meshkuj Klavio Meça, Alb, 1.59.20
400 m stil i lirë: Diana Basho, Studenti, 4.59.46; Meshkuj Klavio Meça, Alb, 4.11.09
50 me bretkosë: Femra Nikol Merizaj, Alb, 36.96; Meshkuj Deni Baholli, Stela, 31.48
200 m bretkosë: Femra Sara Imeri, Step, 2.58.40; Meshkuj Deni Baholli, Stela, 2.29.51
50 me shpinë: Femra Elda Zeqiri, Step, 33.37; Meshkuj Thoma Duni, Flamurtari, 30.28
50 me delfin: Femra Hana Fejzullai, Step, 32.18: Meshkuj Thesar Abdullau, Kos, 29.09
100 m delfin: Femra Nikol Merizaj, Alb, 1.09.71; Meshkuj Thesar Abdullau, Kos, 59.71
200 m delfin: Femra Hana Fejzullau, Step, 2.41.43; Meshkuj Thesar Abdullau, Kos, 2.14.57
PROGRAMI SOT
Datë 12 korrik 2017 
200 m shpinë Femra
200 m shpinë Meshkuj
50 me stil i lirë Femra
50 me stil i lirë Meshkuj
200 m stil i përzierë femra
200 m stil i përzierë Meshkuj
1500 m stil i lirë Femra
1500 m stil i lirë Meshkuj
Sigal