Agim Çiraku: Rekordet vazhdojnë, së shpejti edhe me tabelë elektronike

371
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, skanon Kampionatin Kombëtar të Moshave
Si u zhvilluan garat e notit në Kampionatin Kombëtar të moshave?
Mendoj se kemi zhvilluar një Kampionat të mirë, sepse për këtë vit, kjo ishte e para veprimtari verore në pishinë 50 metra. Rezultatet ishin të pritshme, por dhe interesante, pasi u thyen edhe 24 rekorde, 14 në ditën e parë dhe 9 në ditën e dytë.

Ndoshta këtu mund të themi se pjesë e suksesit janë edhe masat që keni marrë ju si federatë për zhvillimin e kësaj veprimtarie?
Patjetër që po, por kjo detyra e jonë duhet kuptuar si një detyrim që ne kemi për kushtet e garës. Ka qenë një aktiviteti i zhvilluar në temperatura shumë të larta dhe zhvillimi ka qenë shumë i qetë. Natyrisht që unë për këtë do falënderoja gjithë notarët që garuan, trajnerët e prindërit e tyre, njëherësh edhe gjyqtarët që u përkushtuan në këto gara me vapë përvëluese.

Ndoshta gjyqtaria meritonte diçka më shumë nga ana juaj?
Natyrisht që po, sepse duke i parë këta njerëz, dikur figura të shquara në sport, që me kronometër, me lapsa, fletë e mikrofon, mbajnë gjallë këtë aktivitet, më e pakta është t’u them ‘Faleminderit’! Të gjithë gjyqtarët kanë qenë në nivelin e duhur, e do të thosha se angazhimi i tyre mund të jetë një pjesë e së tërës në këtë veprimtari.

Në fakt, gjatë dy ditëve të garave kishte rregull e qetësi, mos ndoshta kështu i jepni notit qetësinë që nuk i duhet?
Jo, unë këtë qetësi e kuptoj ndryshe, në vijueshmërinë e zhvillimit të garave, brenda në pishinë, dhe jashtë saj. Kësisoj, këto gara i kanë dhënë një mesazh të qartë rinisë shqiptare, që sporti në përgjithësi dhe, noti në veçanti, janë një bashkëpunim jetësor që të ndajnë nga fenomenet e rrugës dhe te veset e këqija. 

Të themi se ky ishte një start i mirë për veprimtaritë verore?
Pse jo, edhe kështu unë mendoj se jemi në rregull. Kjo është veprimtaria e parë e këtij viti që ne organizojmë në pishinën 50 metra, dhe duke e parë në tërësi gjithë garën në dy ditë, starti veror është shumë, shumë i mirë. Me sa duket, pishina në natyrë u jep më shumë kënaqësi e frymëmarrje notarëve, edhe pse ky kampionat u zhvillua në mot të nxehtë.

Cila është veprimtaria më e rëndësishme që po organizoni këtë verë?
Kemi një veprimtari të madhe, dhe shumë të rëndësishme: Kampionatin Kombëtar të Notit për të rritur, meshkuj e femra. Do të zhvillohet në pishinën verore të qytetit të Durrësit dhe aty, besoj se do të kemi të tillë tregues të zhvillimit, duke veçuar edhe të tjera të papritura, që noti i ka të orientuara sigurisht tek rekordet.

Ka ardhur koha që në këto veprimtari ju si federatë të keni edhe një tabelë elektronike?
Pikërisht në këtë kampionat, ne si federatë kemi mundësuar një tabelë elektronike. Kjo është një domosdoshmëri e kohës, sepse noti shqiptar tashmë nuk është më peng i kronometrave. Elektronika po bëhet faktor në çdo sport dhe ne në Durrës do ta kemi një tabelë të tillë.
Rekordet Kombëtare
Në Kampionatin Kombëtar të moshave deri në 14 vjeç, u thyen 23 rekorde kombëtare. Notari më i mirë u shpall Keidi Kadiu i Teutës, notarja më e mirë Emma Rock e Albania-s, të dy këta në Kategorinë A. Në Kategorinë B, notari më i mirë u shpall Devi Bardhi për meshkuj, dhe Sara Dande e Stela-s për femra. Në Kategorinë C, për femra notarja më e mirë u shpall Kaltra Meça, për meshkuj Jordi Gjini. Sara Dande theu 5 rekorde Kombëtare në këtë Kampionat, ndërsa notari Deni Bardhi theu 4 rekorde kombëtare.
400 m/F Kat. B Sara Dande Stela 5.17.69 5.25.72
4X100m lirë Kat.C Stela/F Stela 5.57.53 5.58.34
4X100m lirë Kat.B Stela/F Stela 5.11.82 5.32.19
4X100m lirë Kat.B Stela/M Stela 4.42.69 4.55.87
100m shpinë Kat.A Kledi Kadiu Teuta 1.07.25 1.09.65
4X50m lirë Kat.B Stela/M Stela 2.07.31 2.07.70
4X50m lirë Kat.B Stela/F Stela 2.20.38 2.26.03
100m lirë Kat.B Devi Bardhi Stela 1.04.25 1.04.40
50m bretkos Kat.B Devi Bardhi Stela 35.85 38.00
1500m lirë Kat.B Sara Dande Stela 21.34.34 Nuk ka
4X100m mix Kat.B Stela/F Stela 5.45.78 6.08.01
4X100m mix Kat.B Stela/M Stela 5.12.75 5.30.78
4X100m mix Kat.A Stela/M Stela 4.49.20 4.53.40
4X50m lirë Kat.C Stela/F Stela 2.36.62 2.37.16
Rekordmeni durrsak, Keidi Kadiu një “peshkaqen” i ri në pishinë
Nëse në këto radhë po e quaj një “peshkaqen” të ri në pishinë, këtë herë po i referohem atij “peshkaqeni” që vite më parë notonte në këto gara sikundër edhe durrsaku 13 vjeçar, Keidi Kadiu. Në deklaratën e tij për gazetën “Telegraf”, Keidi premtoi rekorde të tjera, por që sipas tij, ato do të vijnë kur të mos ketë proces mësimor. “Unë stërvitem me trajnerin tim Gjergji Ngresi, i cili ka vendin e vet në gjithçka që unë kam arritur gjatë kohës që ushtrohem me të. Unë jam 13 vjeç, dhe duke qenë se e fillova këtë kampionat me thyerje rekordi, shpresoj që jo vetëm gjatë këtij viti, por edhe në vazhdimësi të kem rekorde të reja”, kështu theksoi fillimisht Keidi Kadiu, i cili dukej se procesin mësimor e kishte shumë problem, për stërvitje më të lirshme. “Kur kemi shkollë, përgatitja nuk zhvillohet e lirshme si tani që procesi mësimor ka përfunduar. Një stërvitje sistematike për ne notarët, vetëm në këtë periudhë verore mundësohet, dhe unë mundohem të bëj maksimumin, në stërvitje dhe këtu në garë”. Ndërkohë, notari durrsak vlerësoi edhe rivalët e tjerë, madje të gjithë notarët që garojnë në këtë Kampionat Kombëtar të grupmoshave deri në 14 vjeç, pasi sipas tij 
Sigal