A do të luajë Ronaldo kundër Ajaxit?

422
Sigal

Ditën e mërkurë në orën 21:00 Juventusi do të përballet me Ajaxit në ndeshjen e parë të vlefshme për çerekfinalen e Champions Leagues.

Ditën e sotme “Zonja e Vjetër” ndodhet në Amsterdam ku ka zhvilluar seancën e parë stërvitore.

Në prag të ndeshjes, dilema që të gjithë tifozët bardhezinj kanë është paraqitja fizike e Cristiano Ronaldos i cili kohët e fundit po vuan nga një dëmtim.

Portugezi ka humbur tre ndeshjet në Serie A duke përfshirë edhe përballjen ndaj Milanit dhe me shumë mundësi po bëhet gati për një rikthim të frikshëm në Champions League.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” është stërvitur me shokët e skuadrës ndërsa duket në një harmoni të plotë.

Tashmë CR7 pritet të dhurojë spektakël në fushën e blertë.