A do të luajë Benzema kundër PSG-së në Champions? Flet Ancelotti dhe zbulon dilemën!

224
Sigal

Real Madrid do të përballet me PSG në Champions League më 15 shkurt. Një sfidë e cila është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrët për ecurinë e tyre në këtë kompeticion.

Për Real Madrid, Karim Benzema ishte në dyshim për këtë përballje, por një lajm shumë pozitiv ka ardhur nga vetë trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti.

Sulmuesi francez do të jetë i gatshëm për duelin me gjigandët e Ligue 1, dhe këtë e ka konfirmuar, Ancelotti për “El Golazo de Gol”.

I pyetur nëse Benzema do të udhëtojë për në Paris javën e ardhshme, ai u përgjigj: “Po”.

Benzema ka munguar disa ndeshje për Realin, dhe mungesa e tij i ka kushtuar edhe me eliminim nga Kupa e Spanjës.