Sigal

Panajot Pano, identikiti i Partizanit të kohëve të lavdishme, mjeshtri i golit, futbollisti shqiptar më i mirë i shekullit, fenomeni i Ballkanit, Mbreti i triblimit, i sprintit dhe aftësisë për të shënuar

Panajot Pano (7 Mars1939 në Durrës — 19 Janar2010 në JacksonvilleFloridaShBA) ishte futbollisti që mbeti si një legjendë në futbollin shqiptar. Panajot Pano ka lindur në Durrës, në lagjen e Kodrës ku ngrihej ish-“Vila e Zogut” në Durrës nga prindër që kanë ardhur nga fshatrat e Delvinës. Transferimi i Panajotit dhe familjes së tij në Durrës zgjati pak, sepse shumë shpejt transferohen në Tiranë. Ndoshta fati e çoi që familja të marrë një shtëpi pikërisht në zonën sportive të qytetit. Këtu djaloshi i ri pati fatin të marrë mësime nga profesori edukimit fizik dhe njohësi i mirë i futbollit, Myftar Marku që shumë njerëz thonë se ka qenë figura kryesore në formimin e tij sportiv. Por ai djalosh që dëshironte të luante futboll nga mëngjesi deri në darkë, mbase nuk kishe nevojë për mësime për futbollin. Panajoti ishte një talent, kishte lindur për të luajtur në nivele të larta dhe të gjithë ata që kishin fatin ta shikonin të luante o konfirmonin këto mbresa. Një ndër lojtarët më të fortë dhe mbrojtësit më të mëdhenj të historisë së Shqipërisë, Skënder Halili, në vitin 1955 dallon të riun Pano dhe e dërgon tek të rinjtë e Tiranës, që atëherë quhej “Spartak Tirana”. Këtu ndodh një ngjarje interesante. E fillon karrierën e tij sportive 12 vjeç në skuadrën e të rinjve të SK Tirana si portier, rol që do ta mbulojë shumë herë në skuadrat zinxhir. “Të gjithë dëshironin të luanin në sulm, unë dëshiroja vetëm të luaja futboll, edhe në portë isha mirë”, kështu e ka komentuar në fund të karrierës atë periudhë të adoleshencës së tij vetë Pano. Pikërisht te Tirana njihet me njeriun që do të ndryshojë përfundimisht karrierën e tij, trajnerin e skuadrës së parë Z. Xhavit Demneri. Tani, dihet nga të gjithë që, gjenitë janë pothuajse gjithmonë anonimë dhe, pikërisht për këtë, mbase edhe Demneri atë mëngjes të vitit 1956 do të jetë dukur i çmendur, kur në pushimin e miqësores ndërmjet Partizanit (skuadra ishte duke humbur 0-4) i shprehet Panos: “Ti, djalosh, shko në sulm”.

Kjo është pikënisja e legjendës futbollistike të lojtarit shqiptar më të fortë të të gjithë kohërave. Pano, jo vetëm fillon të luajë gjithmonë si sulmues, por është edhe qartësisht më i fortë se bashkëmoshatarët e tij. Në vitin 1957 Tirana merr pjesë në kampionatin kombëtar të të rinjve dhe fiton turneun. Pano është udhëheqësi i skuadrës dhe golashënuesi i kampionatit. Një vit më pas bën debutimin e tij në ndeshje zyrtare me skuadrën e parë, në Kupën e Republikës kundër Besës së Kavajës (Tirana humbi 2-1 dhe Pano shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij) për t’u kthyer më pas në kolonë të skuadrës. Ndeshja e tij më e mirë me fanellën bardheblu është, sigurisht, ajo e humbur 2-4 kundër Partizanit kampion në fuqi. Ishte lojtari që shënoi dy golat kundër Partizanit. Natyrisht event i jashtëzakonshëm për një lojtar vetëm 19-vjeçar. Në fund të vitit aventura e tij te Tirana përfundon. Më tej Pano, shkon ushtar, por pavarësisht kësaj nuk braktis ëndrrën e tij dhe pasionin për të luajtur futboll. Në sezonin e tij të parë me të Kuqtë realizon 12 gola, dhe është shpallur kryegolashënuesi i turneut. Nga ai sezon e në vazhdim do të ketë një karrierë me suksese dhe gola fenomenalë. Kupat e Shqipërisë, kampionatet, titujt e golashënuesit shkojnë një pas një në dorën e klubit të Partizanit dhe të Panajot Panos. Lojërat e tij çmendin Shqipërinë dhe shumë skuadra në Evropë. Në dhjetor të vitit 1961, Dinamo do të marrë pjesë në turneun e radhës së Kupës Ballkanike së bashku me Levskin (Sofje), Dinamon (Bukuresht) dhe Fenerbahçen (Stamboll). Para fillimit të aktivitetit, opinioni sportiv shqiptar informohet se me Dinamon në këtë turne do të luajnë Panajot Pano dhe mesfushori Miço Ndini po i Partizanit, si edhe T. Baçi, A. Mema e F. Frashëri, B. Ishka të 17 Nëntorit. Sigurisht, surprizë ishte marrja e Panos, i shpallur kampion me Partizanin disa muaj më parë pikërisht pas sfidave të paharruara ndaj Dinamos, ku ai është autor i golit historik ndëshkues dhe fitores 1-0 të Partizanit shënuar në pjesën e tretë të finales së dytë. Në këtë aktivitet nuk do harrohet fakti, kur Myslim Bej, atëherë presidenti Fenerbahçe, u mrekullua personalisht nga Pano dhe në përfundim të një ndeshjeje ndërmjet Fenerbahçe dhe Partizanit e zhvilluar në Stamboll shprehet: “Pele dhe Eusebio janë lojtarët më të fortë në botë, por Pano është lojtari më i fortë që ka luajtur ndonjëherë në këtë fushë”. Gazetarët e kohës shkruanin gjithçka për të dhe vendosnim shumë emra. “I shpejtë si era”, “forcë e pandalshme’, ‘Pushkashi i vogël shqiptar’ kanë qenë disa emrat që i janë vendosur Panos. Por të gjithë këto dukeshin sikur nuk përshkruanin plotësisht klasin e lojtarit shqiptar. Panajot Pano nuk mund të përshkruhej nëpërmjet një fraze të vetme. Ishte diçka e papërshkrueshme, ai lloj lojtari që lind në një komb njëherë në 200 vite. Në fushën e lojës ishte talent dhe art, duke treguar se ishte më i forti nga ndeshja në ndeshje dhe duke dhënë atë prekje estetike që impresiononte këdo më lëvizjet e tij.

I pajisur me një teknikë të përsosur driblimi, ai ishte një nga lojtarët më të mirë të kombëtares së futbollit. Pano shquhej si sulmues me një sprint të fuqishëm, finalizues me aftësi të rralla fizike

Në vitin 2003 me rastin e jubileut të UEFA-s u zgjodh si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nga Federata Shqiptare e Futbollit

Më 27 prill2005 merr titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Ai vdiq me 19 janar të vitit 2010 në JacksonvilleFloridaSHBA nga një atak kardiak.

Aktivizimi Nga viti 1957-1960 FK “17 Nëntori” – luajti 28 ndeshje shënoi 8 gola.

Nga viti 1960-1975 FK “Partizani” – luajti 210 ndeshje shënoi 136 gola

Në 238 ndeshje të zhvilluara në 18 vjet shënoi 144 gola me një mesatare në vit prej 8 golash në vit, ose 0,6 gola në ndeshje Historia e madhe sportive e Panajot Panos është e lidhur me fanellën e Partizanit, me të cilën luajti deri në fund. Por, gjatë karrierës së tij janë edhe dy momente të veçanta kur ai veshi bluzat e dy klubeve të tjera, madje kryeqytetase dhe rivale të përjetshme: Dinamo dhe 17 Nëntori. Me të parën në Kupën Ballkanike, ndërsa me të dytën në Kupën e Kampioneve.

Jani Kaçi: Pano, aty ku talenti kishte gjetur edhe mirësinë njerëzore.

Jani Kaçi, ish-portieri i Kombëtares dhe; i Partizanit, Labinotit dhe Skënderbeut do të shprehej: “Panajot Pano ka qenë idhulli im që në fëmijërinë e hershme. Mbaj mend se “kontaktin” e parë e kam pasur shumë shpejt, kur në Revistën “Ylli”, Panajoti ishte në kopertinë të revistës. Atë natë kam “fjetur” me revistën dhe Panon…! Fati e desh që me Panajotin të isha “shok” skuadre atëherë kur sapo kisha ardhur te Partizani, në vitin 1973. Ka qenë fat për mua që pata mundësinë që ta kisha aq pranë idhullin tim. Pano… Po Pano i ka thënë të gjitha vetë me talentin e tij. Për talentin dhe cilësitë e Panos flasin golat, ndeshjet e kampionatit tonë dhe ndeshjet ndërkombëtare, flasin të huaj që e kanë kërkuar për ta pasur në ekipet e tyre etj., etj. Por unë do të kufizohem tek ato përjetimet e mia. Edhe njëherë duhet të shkojmë në kontekstin e asaj kohe. Po marrë rastin tim. Unë vija te Partizani mbas përplasjeve të panumërta të transferimeve si ushtar, por edhe në një kohë kur konkurrenca dhe lufta sportive te Partizani ishte në kufijtë e “kanibalizmit”. Në karrierën time, patjetër kontributi i Panajotit është i padiskutueshëm. Ai më inkurajoi dhe më dha besimin, se unë mund të bëhesha portier. Nuk e di, rastësia ju solli apo e dinit lidhjen time me Panajotin, por të gjithë karrierën dhe formën ia dedikoi Panajot Panos. “Puna”, stërvitja na bëri shok dhe miq. Kur kam ardhur te Partizani edhe pse ishte 33 vjeç ai nuk kishte stërvitje që të mos qëndronte më pas shokëve duke e vazhduar stërvitjen së paku edhe 1 orë më pas. Në atë kohë nuk kishte stërvitës portierësh specifikë, sikurse është tani, por unë e kisha trajnerin tim dhe ky ishte Panajot Pano. Nuk di të ketë pasur “bonus” më të madh për futbollistët e rinj se prania e Panajot Panos si futbollist dhe si zv/trajner te Partizani. Ishte një amortizator dhe një specialist i vlerësimit të talentit, punës dhe përkushtimit të futbollistëve. Ishte simbol i harmonisë dhe mirësisë.

Kastriot Hysi: Nuk di një rast të dytë, që një futbollist i Partizanit të respektohej edhe nga tifozët e Tiranës

Panajoti ka qenë profesori im, por unë kam pasur rastin ta njoh edhe si “kundërshtar” atëherë kur me ekipin që luaja Labinoti, do ndeshej në finalen e Kupës së Republikës me Partizanin, në maj 1975. Kujtoj që për Panajotin ishte një nga 3 ndeshjet e fundit, sepse në 24 maj 1975 takimi i lamtumirës ka qenë me “17 Nëntorin” në Stadiumin “Qemal Stafa”. Unë isha mbrojtësi që do të mbuloja Panajotin. Kanë qenë emocione të disafishta, edhe pse ishte një ndeshje vendimtare, por jo më pak për mua se do kisha Panon si sulmues. Ishte një profesionist i vërtetë në lojë me të gjitha normat e parimet e një futbollisti klasi por mbi të gjitha njerëzor. Më tej fati do të ishte me mua teksa do ta kisha edhe zv/trajnerë të Partizani për një periudhë disa vjeçare. Ishte një kohë kur konkurrenca te Partizani i tejkalonte të gjitha limitet e konkurrencës, përpos aftësisë duhet të kishe mbështetje të jashtëzakonshme që të mbijetoje. Dhe për ne të rinjtë nuk kishte fat më të madh se të kishe trajner Panajot Panon, një njeri dashamirës dhe profesionist, që dinte të vlerësonte talentin dhe përkushtimin e futbollistëve. Ishte një prind i jashtëzakonshëm për ne jabanxhinjtë. Thjeshtësia, autoriteti dhe ndershmërinë e tij arriti ta zhbënte atë lloj ‘konkurrence” duke vlerësuar aftësitë e gjithsecilit. Zakonisht superlativat shtohen kur flitet për një të ndier, unë do thosha ndryshe për Panajotin, kontributi dhe talenti i tij është lënë në hije. Ka qenë një nga futbollistët, që aq sa ishte i shkëlqyer si futbollist, i tillë ishte edhe si rob, si person. I thjeshtë dhe modest deri në kufijtë e të pabesueshmes. Një person që kishte dashamirësinë e që vetëm të mësonte dhe jo të ofendonte.

Ilir J. Hoxha