2-2 me Valencian, Real Madridi humb një tjetër mundësi

517
Reali i Madridit nuk e shfrytëzoi hapin fals të Barcelonës ditën e shtunë. Skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez nuk arriti të merrte 3 pikët në “Mestalla” edhe pse kaloi dy herë në avantazh ndaj Valencias.
Karim Benzema dhe Gareth Bale ishin autorët e golave për madrilenët, ndërsa Parejo me 11-metërsh dhe Alcacer barazuan dy herë për ekipin e drejtuar nga Gary Neville.
Një ndeshje emocionuese që i kishte të gjitha: lojën e bukur, polemikat, kartonin e kuq të Mateo Kovacic dhe një fund që nuk rekomandohej për personat me zemër të dobët.
Në këtë mënyrë, e ardhmja e Rafa Benitez mbetet në dyshim pas një tjetër rezultati jo të kënaqshëm ndaj një skuadre të fortë/ tch 
Sigal