19-vjeçari shqiptar bind Bayernin, gjermanët firmosin kontratë deri më 2020 me futbollistin

507
Meritan Shabani, futbollisti shqiptar me origjinë kosovare, ka bindur Bayern Mynchen për të firmosur një kontratë deri më 2020.
19-vjeçari prej kohësh grumbullohet me ekipin e parë, që nga koha e Pep Guardiolës e deri te Carlo Ancheloti. Së fundmi me Jupp Heynckes rregjistroi edhe ndeshjen e parë zyrtare kundër Frankfurt në ‘Bundesligë’. Shabani ishte pjesë e ekipit edhe në gjysmëfinalen e dytë të luajtur kundër Real Madrid, pasi kishte marrë vendin e Robben të dëmtuar.
Shabani ende nuk e ka zgjedhur se kë kombëtare do të përfaqësojë, por sinjalet janë të qarta pasi ai ka qenë pjesë e ekipit U-18 të Gjermanisë.


Sigal