​Premierliga bindshëm prin për të drejtat televizive, Unitedi përfiton më së shumti

521
Premierliga është liga që përfiton më shumë nga të drejtat televizive, duke lënë mbrapa ligat tjera të mëdha si La Liga dhe Serie A
Liga angleze në vitin 2016 kishte përfituar 2.7 miliardë euro nga të drejtat televizive, të cilat u janë shpërndarë 20 klubeve.
Kjo shifër është shumë më e lartë se sa përfitojnë skuadrat e La Ligas spanjolle dhe Serie A italiane.
Manchester United përfiton më shumë së shumti, 146 milionë euro, e ndjekur nga Real Madrid dhe Barcelona me 145 milionë euro.
Premierliga prinë bindshëm me klube në top 20-shen e publikuar sot nga UEFA, me gjithsej 16 klube, Ndërsa La Liga ka dy Real Madrid e Barcelona, ndërsa Serie A përfaqësohet nga Juventus e Inter.
Këto të drejta televizive janë për vitin 2016.