Zamira Çavo: Dua të uroj, por kam frikë!

568
Sigal

Është 7 Marsi! Dua të uroj me shpirt armatën e madhe të mësuesve dhe edukatorëve që çdo ditë me një stërmundim deri në vuajtje mundohen të bëjnë detyrën dikur më të bekuar në botë! Dua të uroj, por kam frikë, se në këtë urim përfshihen edhe ata që i “kanë shërbyer” vetes me 44 mijë diplomat fallso që kanë dhënë. Kam frikë, se në këtë urim mund të përfshihen edhe ata pedagogë që kanë arritur të quhen të tillë me diploma fallso. Kam frikë se në këtë urim do përpiqen të gjejnë veten edhe ata që pretendojnë se po drejtojnë arsimin shqiptar, duke e shpërfytyruar modelin e mësuesit dhe pedagogut. Dua të uroj, por kam frikë, se shoqëria do tallet me ata mësues të ndershëm që mezi presin të dalin në pension për të mos u bërë pjesë e kësaj maskarade që shpesh quhet, arsim! Megjithatë dua të vazhdoj të uroj :Gëzuar 7 Marsin SHQIPËRI! Zoti na ndihmoftë të hapim sytë e të kuptojmë, se pa dije dhe arsim, jemi një komb në vdekje!