Xhenet Sula: Si u zbulua komploti i Himarës për vrasjen e Sulltan Sulejmanit

148
Sigal

Perandoria osmane pasi kishte arritur kulmin e fuqisë së saj gjatë viteve 1520-1530, nën sundimin e Sulejmanit II ajo prapë nuk ndalej edhe pse kishte pushtuar disa shtete. Turqit më 1521 zaptuan Beogradin, në 1522 Rodin, ndërsa në vitin 1526 Hungarinë e kthyen në provincë turke, kurse pas katër vjetësh më 1529 ushtria turke arriti në muret e Vjenës, duke e detyruar Austrinë t’i paguante haraç. Mbas Austrisë Sulejmani vuri në plan pushtimin e Italisë. Sa merret vesh ky plan mbarë Evropa, por dhe Italia u alarmuan. “Sipas Kalkondilit” para se ky lajm të merrej vesh nga fuqitë e krishtera të Evropës, ushtria turke me 200 000 ushtarë ishte nisur dhe vjeshtën e vitit 1530 kishte mbërritur në brigjet jugore të Shqipërisë. Me ta ndodhej edhe Sulltan Sulejmani me të dy djemtë e tij. Afër bregut kjo ushtri ngriti kampin duke vendosur çadrat pak metra larg detit, në afërsi me qendrën e Himarës. Me t’u marrë vesh ardhja, paria Labëri-Himarë me qendër Himarë kishin thurur me kujdes një komplot për vrasjen e Sulejmanit. Sipas planit misionin do ta kryente djaloshi shqiptar me emrin Damian. Para se t’u kalonte fshehurazi rojeve dhe të arrinte tek çadra ku flinte i”madhërishmi”e ta vriste sulltanin në gjumë: Damiani u ngjit në një pemë të lartë e të shikonte se ku ndodhej çadra mbretërore. Fatkeqësisht dega nga pesha e rëndë u thye! Damiani bie dhe duke u rrokullisur nëpër degëzimet e pemës u krijua zhurmë. Rojet e dëgjuan dhe kur shkuan e panë se mbi degë qëndronte i varur një njeri, ata hipin e kapin, dhe kur panë se ai nuk tregonte e rrahën dhe e torturuan barbarisht duke e detyruar të tregonte. Menjëherë jeniçerët pa pikë mëshire djaloshin e bëjnë copë- copë! Për këtë turqit fillojnë e hakmerren jo vetëm në krahinat fqinje të Himarës, por edhe ato të Labërisë. “Ibid,47”. Kurse kalorësia vërshoi edhe më tej duke djegur e shkretuar çdo gjë, ndërkohë që në Vlorë i priste mizori Barbarosa me flotën e tij. Gjatë kohës ushtria turke vjen e ngre kampin pa hyrë në Vlorë. Sipas marrëveshjes kjo ushtri me 200 000 mijë ushtarë do transportohej drejt ngushticës së Otrantos nga flota e piratit Barbarosa sipas pazarit që ishte bërë… Me të mbërritur përtej brigjeve në tokën e Italisë ushtria turke shkretoi gjithë bregdetin e Pulias. Pas pushtimit turqit në kthim sulmojnë edhe një herë Korfuzin, të cilin e kishin pushtuar që më 1386 nga venedikasit, si bazë për mbrojtjen e brigjeve të Italisë ” E njëjta histori, pas katër shekujsh e ca, përsëritet prapë veçse këtë herë nga zemërimi kundër pushtimit të Italisë, u bë gjithashtu një përpjekje për të vrarë mbretin Viktor Emanuelin e III në Tiranë, shekullin e kaluar më 17 maj 1941. Fatkeqësisht dhe ky mision nuk e arriti qëllimin, sepse djaloshi i ri Vasil Laçi, në kohën që qëlloi mbi mbretin italian, i cili parakalonte në bulevard së bashku me kryeministrin, Shefqet Vërlaci, turma e njerëzve lëvizi dhe plumbat ndryshuan drejtimin duke e plagosur! Në rrëmujë e sipër Vasili kapet nga këmishzinjtë fashistë sikurse jeniçerët turq Damjanin dhe e çojnë në burg e rrahën dhe masakruan. E gjykuan dhe më 27 maj e vranë brenda oborrit të burgut të Tiranës. Thuhet se gjatë ekzekutimit dajaloshi i ri kishte thirrur: “Poshtë fashizmi! Rroftë Shqipëria! Ndaj dhe sot heroizmat e të dy këtyre trimave populli ynë u këndon këngë duke i bërë të pavdekshëm si Vasilin dhe Damianin për trimërinë dhe guximin që treguan si ndaj sulltan Sulejmanit i mbiquajtur i”imadhërishmi” i Turqisë e po ashtu edhe ndaj mbretit të Italisë fashiste në atë kohë superfuqi!

Himara

Emri Himarë e ka origjinën nga fjala e vjetër shqipe e përdorur në këto anë “Hi(j) Marë” – “Eja Marë”, që ka të bëjë me ftesën që i bëhet një vajze apo fqinje të marrë pjesë në një gëzim familjar apo t’i bashkohet një grupi që këndon një këngë shumë-zërëshe. Marë është emër i njohur shqip vajze në Himarë, në jug të Shqipërisë dhe në veri të saj.

I ndërtuar në pjesën jugore të bregdetit shqiptar, qyteti i Himarës ka qenë gjithmonë qendër e një zone që ka përfshirë jo vetëm fshatrat e jugut, por edhe Labërinë e Kuveleshin. Ajo përmendet që në kohët e lashta ku parardhësit ishin fisi Ilir i Kaonëve, por historia moderne duket se fillon në 1199, kur në qytet u vendos sundimi i Venedikasve. Fqinjët tanë veriorë nuk mundën ta mbanin për shumë kohë dhe në shekullin e XIII zona e Himarës u përfshi nga Karli i Anzhuve në atë që ai e quajti Mbretëria e Arbërisë. Zona ka qenë gjithmonë me një popullsi autoktone shqiptare, kryesisht me origjinë nga ajo që sot njihet si zona e Labërisë dhe duke filluar që nga shekulli i XV edhe me të ardhur nga zonat e Mirditës dhe Krujës.

Më 1431 Himara u përfshi nga Perandoria Turke si një krahine e Sanxhakut të Shqipërisë. Duke filluar që nga shekulli i XVI, si pasojë e disa kryengritjeve, Himara, ashtu si edhe Mirdita, siguroi një sërë privilegjesh dhe një lloj autonomie, që e lejoi të ruante fenë dhe flamurin shqiptar. Fatkeqësisht, mungesa e rrugëve dhe zona malore krijoi vështirësi në komunikimin e saj me zonat e brëndshme të vendit. Perveç gjuhës amtare shqipe, duke shfrytëzuar detin ata vendosën lidhje tregtare me Greqinë e Venedikun e kryesisht me Korfuzin dhe si pasojë e këtyre lidhjeve, filloi të përdorej edhe gjuha greke e italiane për qëllime tregtare. Që më 1912 Himara kishte ngritur flamurin e pavarësisë dhe kishte dërguar përfaqësinë e saj në Vlorë.

Gjeografia

Himara përbëhet nga dhjetë fshatra: Himara, Palasa, Dhërmi (nga shqipja e vjetër – Dhëri Mbi, Dhër Mbi, Dhër Mi, Dhëri Im), Vuno (nga shqipja e vjetër – Vëne, Vure, Vono), Qeparo (nga shqipja e vjetër – Qëparë, Që Para, Që Par-o, Më Parë), Kudhës (nga shqipja e vjetër – Kudhër, Kudhësi), Shën Vasil, Pilur (nga shqipja e vjetër – Pi Ulur, Pij Ujë Ulur), Jale dhe Ilia. Himara si krahinë shtrihet në jug-perëndim të Shqipërisë në anë të bregdetit të detit Jon. Krahina e Himarës ka një sipërfaqe me gjatësi rreth 50 km dhe gjërësi rreth 10 km. Rajoni është vënd malor dhe karakterizohet nga male e kodrina që thepisen drejtpërdrejt në një det të kristaltë, dhe është një vënd detar me klimë mesdhetare. Himara bën pjesë në Rrethin e Vlorës.