Vjosa Osmani Personaliteti i Kombit Shqiptar për Vitin 2020

502
  • Viti 2020, mbyll fletët e fundit të kalendarit të tij. Si në çdo fushë ku nisin dhe bëhen bilancet edhe Bordi i Gazetës ‘Telegraf’ , duke ndjekur traditën 15- vjeçare, ka vendosur që për Vitin 2020, Personaliteti më gjithpërfshirës, më inkurajues dhe me vlera mbarë kombëtare të jetë Vjosa Osmani, ish- Kryetare e Kuvendit të Kosovës , dhe aktualisht, Presidente e Republikës së Kosovës (Në Detyrë).
  • Po kush është Vjosa Osmani, angazhimi i saj politik, ccmimet, vlersimet dhe deklarat më e fundit para Kuvendit të shqiptarve se: Shqipëria është jo vetëm Atdheu i bashkë-vëllezërve e bashkë-motrave tona, por edhe ëndrra jonë e përbashkët …
Sigal

Vjosa Osmani Sadriu u lind më 17 maj të vitit 1982, në qytetin e Mitrovicës, Kosovë.

Shkollën fillore dhe atë të mesme, e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në qytetin e saj të lindjes. Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA, ku u dallua në mesin e qindra studentëve ndërkombëtarë. Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste. Si profesoreshë universiteti në Kosovë ajo ligjëron lëndë nga fusha e së Drejtës Ndërkombëtare, ndërkaq në Amerikë ligjëron lëndën “Shtet-ndërtimi dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës”.

Angazhimi politik

Në përbërjen e Kuvendit të kaluar ka qenë kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.  Më herët ka shërbyer si Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane dhe nënkryetare e Komisionit për Reforma Kushtetuese në Kosovë.  Në zgjedhjet e 6 tetorit të viti 2019 u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës.

Më 3 shkurt 2020, Vjosa Osmani u zgjodh Kryetarja e parë grua e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me 5 nëntor 2020, Vjosa Osmani bëhet u.d. Presidente e Republikës së Kosovës.

Angazhimi politik i familjes së Vjosës, ndikoi në formimin dhe angazhimin e saj politik. Karriera politike e Vjosës filloi qysh në adoleshencë, kur edhe ishte aktiviste e LDK-së, për t’u ngritur më pas ndër vite. Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëhershme të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Tash e tri mandate, Osmani është deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, me ç’rast në dy mandatet e fundit, ishte deputetja grua më e votuar në Kosovë. Ndonëse në moshë të re, ajo njihet për kontributin e saj të dhënë për pavarësimin e Kosovës, saktësisht njihet kontributi i saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ku në atë kohë ishte pjesë e palës kosovare në mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, rast të cilin Kosova e kishte fituar kundrejt Serbisë. Në këtë proces jetik për pavarësimin e vendit, Vjosa ka shërbyer si përfaqësuese e Kosovës. Fokusi politik i Vjosës është në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për sigurimin e një juridiksioni të pavarur. Po ashtu, ajo është e fokusuar edhe në politikën e jashtme, veçanërisht në procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në ruajtjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

Çmimet dhe shpërblime

Vjosa i përfundoi studimet e nivelit bachelor në Kosovë me bursë, e cila iu nda nga Ministria e Arsimit, duke u vlerësuar nga e njëjta si studentja më e mirë e Fakultetit Juridik në Kosovë. Njëherësh, ajo u zgjodh edhe një ndër pesë studentët më të mirë të vendit nga të gjitha fakultetet. Në vitin 2004, ajo ishte përfituese e bursës për përfundim të studimeve të nivelit master në Universitetin e Pitsburg-ut në SHBA. Në vitin 2005 është shpërblyer dy herë me Çmimin “Excellence For The Future Aëard”, nga Universiteti i Pitsburgut. Në vitin 2009, falë suksesit të treguar, kishte fituar përsëri bursë të plotë studimi, për përfundim të studimeve të doktoraturës në të njëjtin universitet, ku u fokusua përsëri në fushën e Juridikut, konkretisht në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare. Po ashtu, për kontributin e saj në fushën e të drejtave të njeriut, ajo u vlerësua me Çmimin “Sheth International Achievement Aëard”, nga Universiteti i Pitsburgut. Përveç gjuhës amtare, flet edhe anglishten, turqishten, spanjishten dhe serbishten. Është e martuar me Prindon Sadriun me të cilin kanë dy vajza binjake, Anda Elisa Sadriu dhe Dua Tiara Sadriu. Jeton në Prishtinë.​

16   DHJETOR 2020 Presidentja e Kosovës viziton Shqipërinë

Presidentja e Kosovës  u prit nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta priti Presidenten në Detyrë të Kosovës Vjosa Osmani. Në takimin e dy krerëve të Shqipërisë dhe Kosovës u theksua dëshira për të forcuar këtë bashkëpunim, sidomos për çështjet më jetike për vendet tona, për qytetarët tanë, për të rinjtë tanë, por dhe në rrafshin rajonal edhe më gjerë. Marrëdhëniet shumë të mira ndërshtetërore kanë nevojë të gjenerojnë edhe më shumë mundësi praktike, në mënyrë që kufiri ndërshtetëror të bëhet jo vetëm i padukshëm, por dhe qytetarët tanë, bizneset, artistët, sportistët, intelektualët dhe njerëzit e shkencës, të rinjtë tanë, të afrohen e të shkëmbejnë eksperienca me njëri-tjetrin, dije, përvojë, kulturë dhe unë besoj se kjo do të ndodhë më mirë në të ardhmen. Presidenti Meta vlerësoi qëndrimin dinjitoz dhe mbështetjen ndaj ish-drejtuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të UÇK-së, si dhe gadishmërinë e plotë të tyre për t’u përballur me drejtësinë, në mënyrë për të konfirmuar edhe njëherë drejtësinë e luftës së popullit të Kosovës përballë gjenocidit monstruoz serb në zemër të Europës.  Presidenti Meta vlerësova qëndrimin e matur, qetësinë dhe unitetin e shfaqur nga të gjithë, nga Presidentja në Detyrë, nga Kuvendi, Qeveria, forcat kryesore politike, në këto çaste të rëndësishme, për të vijuar funksionimin e institucioneve në mënyrë demokratike, por dhe përballimin e sfidave me të cilat ndeshet shteti i Kosovës.

Presidentja Osmani: Presidenti Meta është partneri ynë më i mirë

Presidentja në Detyrë e Kosovës Vjosa Osmani, ndër të tjera, u shpreh se Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është parneti më i mirë i Kosovës dhe mbrojtës i Çështjen Kombëtare.

17 DHJETOR 2020

Vjosa Osmani flet në Kuvendin e Shqipërisë: Jemi populli më paqedashës, të ecim bashkë!

Presidentja në Detyrë Vjosa Osmani mbajti në Kuvendin e Shqipërisë një fjalim historik, i cili u mirëprit dhe u duartrokit nga të gjithë shqiptarët. Presidentja Osmani u shpreh se Shqipëria është jo vetëm atdheu i bashkëvëllezërve e bashkëmotrave tona, por edhe ëndrra jonë e përbashkët. Ajo është kujtesa jonë historike, vatra në të cilën ne ëndërronim të jetonim, të cilën fatkeqësisht shumë prej nesh e takoi së pari vetëm në acarin e ftohtë të luftës. E, megjithatë ajo u bë vatra jonë, shtëpia e zemërbujarëve shqiptarë, të cilët na mbajtën gjallë ne, por edhe shpresën e përbashkët për liri. Ne ju jemi mirënjohës përjetë! Shqipëria dhe Kosova, njëra fëmijë i fillimshekullit XX e tjetra e fillimshekullit XXI, të dyja rrjedhojë e aleancave të fuqishme me qytetërimin perëndimor, janë shndërruar në faktor stabiliteti e paqeje.

Osmani: Pavarësia e Kosovës e ka vulosur fatin dhe lirinë e popujve në Ballkan

Pavarësia e Kosovës e ka vulosur fatin dhe lirinë e popujve në Ballkan. I kam bërë thirrje këtij Kuvendi të nderuar që t’i bashkohet Kuvendit të Republikës së Kosovës në miratimin e Rezolutës që dënon gjenocidin serb. Sepse ekziston vetëm dhe vetëm një e vërtetë, që ka ndodhur para syve të të gjithë botës, e ajo është që Serbia kreu gjenocid në Kosovë, kurse Kosova e mbrojti pragun e shtëpisë së vet.

Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria

Presidentja Osmani i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të heq traun nga Rruga e Kombit.  Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Na lini të vijmë në Shqipëri ashtu siç deshën të parët tanë, siç duam ne dhe siç do të duan fëmijët tanë! Ju ftoj që të punojmë që edhe flamuri i Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur e sovran, për të cilin u bë luftë e drejtë çlirimtare, të valojë në Kombet e Bashkuara e në NATO, krahas atij të Shqipërisë, e të ecim me hapa të sigurtë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.