Vetëm në Shqipëri digjen kadastra dhe shiten territoret

169
Sigal

Analizë nga Bardhyl Hazizaj: Qytetarët shqiptarë janë të hutuar dhe rinia mendon çdo ditë për tu larguar drejtë Perëndimit, pasi varfëria, rritja e çmimeve të bukës, ushqimeve, dritave ,ujit, ilaçeve e bënë të pamundur jetesën. Pensionet janë qesharake dhe krimi, korrupsioni dhe mafja nuk ndëshkohen. Opozita është e çorientuar, ndërsa qeveria nuk jepë llogari se ku shkojnë paratë

  • Ku është shteti kur vriten Klodian Rasha, dhe Sajmir Hoxha?!
  • -Vetëm në Shqipëri digjen kadastrat dhe arratiset  ish-Kryeprokurori
  • – Aktualisht shumë funksionare policie akuzohen si bashkëpunëtorë me mafian!
  • Kush duhet të jetë në listën e përparësive për shtetin tonë në këto kushte e rrethana?!
  • – Kush janë dhe pse nuk dënohen, vrasësit, kriminelët, të korruptuarit?!
  • – Keni dëgjuar ndonjëherë që, Kryeministri të raportojë për mos realizim plani, për zvarritje burokratike
  • -Ku po shkojmë, filloi rritja e çmimit të naftës dhe energjisë elektrike, të  ujit, të biletave urbane, të ilaçeve farmaceutike, çmimet e drithërave, vajit, sheqerit dhe mishit
  •  Sot lufta po zhvillohet me kimi, farmaci, pandemi, e sindroma neurologjike ! Skena politike është e nxehtë, shoqëria është e ndarë dhe partitë në opozitë po përgatiten të rrëzojnë qeverinë por pa platformë, pa programe. Qytetarët janë të hutuar dhe të shqetësuar. Sot mundet të bëhet viktimë kushdo, dhe shumë familje janë veshur me të zeza!

Një nga kombet që e ka shkruar veten në faqet e historisë botërore, pikërisht me vullnetin e tij për të mbrojtur lirinë e tij, është populli shqiptar.Kjo dëshirë i ka çuar ata ndër shekuj për të kundërshtuar çdo pushtues që ka hasur në këto male. Në përpjekjet e tyre për liri, ata kanë prodhuar një kod të veçantë moral ! Ashtu si me popujt e tjerë numerikisht të vegjël, shembulli i Shqipërisë, doli se faktori vendimtar për mbijetesë është madhësia e idesë që frymëzon njerëzit, dhe jo numri i saj ose madhësia e territorit që zë. Sepse kur drita e lirisë të ndizet në një vend, është e vështirë ta shuash atë. Prandaj, deputetët e sapofronizuar mos të ankohen se nuk kanë një tufë fisnike që t’i ndjeki pas, por duhen njerëz të pabindur. Ata duan të shkatërrojnë dhe shuajnë çdo përmendje të lirisë, janë monarki!  Ku janë zbatimi i ligjit kundër forcimit të veprimtarisë kriminale, përballja me krimin pandemik, rritja e rrogave të administratës, siguria e vendit, mirëqënia e popullit,legalizimet ,urbanizimi, ndalimi i vjedhjes dhe korrupsionit?!  Nënat shqiptare po gëlltisin lotët e pafuqisë! Shumë janë eleminuar në mënyrë misterioze ose me atentate e të gjithë pyetën, kush i vrau ata..? Interesat e kujt prishën?? Ata ikën, por gishti nuk iu vendos askujt! Edhe sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë shpjegim! Ne ëndërrojmë ashtu siç ëndërrojmë, por bota ka ecur ashtu siç ka ecur! Luftërat në shekuj janë zhvilluar me ushtri, armatim, me heshta, shigjeta, shpata, armë zjarri, topa, avion, anije e deri tek arma bërthamore, që përcaktoi fundin e Luftës Dytë botërore! Pas përfundimit të Luftës filloi Lufta e Ftohtë, lufta kundër terrorizmit mysliman, lufta kundër trafikut të paligjshëm. Sot lufta po zhvillohet me kimi, farmaci, pandemi, e sindroma neurologjike ! Skena politike është e nxehtë, shoqëria është e ndarë dhe partitë në opozitë po përgatiten të rrëzojnë qeverinë por pa platformë, pa programe. Qytetarët janë të hutuar dhe të shqetësuar. Sot mundet të bëhet viktimë kushdo, dhe shumë familje janë veshur me të zeza! Për një nënë, djali i së cilës u mor dhe u vra, dhe nuk e di se ku është varrosur, ai nuk është as i vdekur as i gjallë. Për një nënë, që i vritet djali te pragu i shtëpisë nga policia, si Klodian Rasha, për një nënë që djali i saj oficer policie, si Sajmir Hoxha 44 vjeç, që vritet në krye të detyrës nga kriminelët, nuk tregon vetëm dhimbje, por është Alarm ku shteti duhet t‘i bëjë qilizëm të thellë në Administratën shtetërore !

Digjet Kadastra në Durrës! Arratiset Prokurori i Përgjithshëm!

Funksionar policie akuzohen si bashkëpunëtorë me mafian! Sulmues të panjohur po përdorin  teknologji të reja energjie, që shkaktojnë probleme serioze si marramendje, lodhje, dhimbje koke, ankth, mosfunksionim të pamjes dhe humbje të kujtesës. Shumë shtete po forcojnë ushtrinë dhe kanë zhvilluar e modernizuar armët difensive dhe ofensive me rreze të largët veprimi gjë që tregon se ka rrezik! Kjo do të thotë se Dritat e kuqe u ndezën! Kush duhet të jetë në listën e përparësive për shtetin tonë në këto kushte e rrethana?? Ka ndryshuar klima edhe shkenca ka bërë ndryshme ka ecur, ka sjellë COVID 19. Kjo ka sjellë ndryshim psikologjik! Ngjarjet që po zhvillohen nuk janë të thjeshta,dhe as vetëm fenomen shqiptar e rajonal, por janë të karakterit botëror! ! Tani duhet të vëzhgojmë me kujdes të gjitha taktikat e armiqve të jashtëm e të brendshëm se ata po përpëliten, po grinden, janë duke përpunuar taktika të reja që të dalin nga qorrsokaku ku kanë hyrë! Situatën ta nuhasim, mos entuziazmohemi para kohe.Sot më tepër se kurrë duhet të jemi shumë vigjilent. Sërbia kundërshton me forcë idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë në NATO, dhe në shtator 2021 ajo shkaktoi panik në Perëndim kur grumbulloi forca ushtarake pranë kufirit me Kosovën. Kjo tregon se politika e Sërbisë është vazhdim i asaj politike të Naçertnies! Dy mendime kanë serbët! I-Federatën Ballkanike dhe II- Të bashkojnë serbët në një shtet sipas parrullës së Millosheviqit ( Svi serbi u jednoj drzhavi).

Brezi ynë dhe brezat e ardhshëm, derisa të shkatërrohet kapitalizmi, janë të detyruar të luftojnë çdo ditë e natë,në çdo mënyrë dhe në të gjitha fushat e sektorët. Niveli jetesës po bie! Urrejtja po ecën në linjën e vet ,ne atë që duan armiqtë e kombit! Mjafton të mos dali një ditë nga zyra Ambasadorja e SHBA dhe gazi lotues, shkopi i gomës dhe bombat Molotov do të mbysin kryeqytetin dhe gjithë Shqiprinë por këto nuk përcaktojnë fituesit ose humbësit e pretenduar, por konfirmon se shoqëria jonë është në prag konfrontimi!

Kemi Parlment të polarizuar, por pa stategji kombëtare! Polarizimi i shoqërisë ka arritur majat sepse, partitë edhe televizionet e tyre private,kanë nxitur urrejtje! Urrejtja përfshin zëmërimin, panikun, tensionet, mallkimin, mashtrim, nën maskën: liri, demokraci, poshtë të shiturit e tradhëtarët poshtë hajdutët, mafiozë, poshtë kriminelët! Fatkeqësisht, kjo ka përfshirë të gjitha shtresat e të gjitha grupet në gjithë vendin! Siguria, pandemia, migrimi ilegal, kontrabanda e drogës, krimet e urrejtjes, krimi në familje këto janë sfidat e sigurisë. Disa arrestohen vetëm se dyshohet, mbahen në burg deri sa të vërtetohen dyshimet, ndërsa gjithë bota flet se qeveritarë kanë vrarë, kanë djegur, kanë shkatërruar, por ata janë deputet! Për të ditur kush ka vjedhur kur dhe në çfarë mase? Kush vrau dhe pse? Me urdhër të kujt? Kush e shiti dhe tradhtoi Atdheun dhe kombin, kujt dhe me çfarë çmimi? Kush janë hajdutët, vrasësit dhe tradhtarët? Duhet të veprojë Këshilli i Sigurisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit! ? Fatkeqësisht këto organizma nuk veprojnë! Askujt nuk po i vihet gishti! Kush nuk e dëshmon pasurinë e tij, shteti ta ndëshkojë! Shtrohet pyetja nëse partitë grindavece, shumica e të cilave kanë qenë në pozitë e opozitë për dekada, dhe kanë formuar koalicione, a mund të ndryshojnë zakonet e tyre pasi të kenë fituar pushtetin? Të paktën tani për tani Rezulton jo! Politika jonë po zhvillon si një manovër, simulimi demonstruese mediatike për të parë rëndësinë e ndikimit publik ! TV po jep vetëm skena të tensionuara! Edhe interneti po shfrytëzohet për të mbjellë urrejtje e përçarje! Sot si Pozita dhe Opozita po e çojnë vendin në buzë të greminës! Ne nuk e kemi humbur aftësinë për të zgjidhur problemet, por kemi humbur aftësinë për t’i njohur ato. Pas dekadave të tranzicionit politik jemi bërë të burgosur që kanë çelësin e bravës në xhep, por këtë as nuk e ndiejmë dhe as nuk e dimë. Ne që kujtojmë vitet e para të politikës shumëpartiake dhe ditëlindjet e të gjitha partive politike (parlamentare dhe joparlamentare), kujtojmë trazirat e trazuara nga politika në periudhën 1991-1992;1996-1998, 2011 dhe përçarjet e Pozitës dhe Opozitës në 2021! Ne e pamë shkatërrimin e vendit dhe askush nuk dolli para përgjegjësisë! Shumë nga autorët e këtyre ngjarjeve janë ende të përfshirë në mënyrë aktive në politikë, të ulur në një nga partitë qeverisëse ose opozitare.

Edhe interneti po shfrytëzohet për të mbjellë urrejtje e përçarje! Sot si Pozita dhe Opozita po e çojnë vendin në buzë të greminës! Ne nuk e kemi humbur aftësinë për të zgjidhur problemet, por kemi humbur aftësinë për t’i njohur ato. Pas dekadave të tranzicionit politik jemi bërë të burgosur që kanë çelësin e bravës në xhep, por këtë as nuk e ndiejmë dhe as nuk e dimë.

Keni dëgjuar ndonjëherë që, Kryeministri të raportojë për kontroll dhe zbatim detyrash, për mos realizim plani, për zvarritje burokratike, për mos njohje të situatës për ndonjë ministër?Jo asnjëherë!! Ama Presidenti dhe Kryeministri nuk lënë sebepe pa vizituar kisha e xhamia, vëndet e shënjta, deri në Tomorr si pelengrinazh e soditje pseudofetare të një shteti laik! Ish K/Prokurori i Shtetit dhe jo vetëm ky shpallen të arrestuar, por në fakt ata gëzojnë azil politik  !Ku është Këshilli i Sigurisë ku nuk di ku ndodhet Kryeprokurori? Kush ështe më i informuar për sekretet shtetërore më shumë se Kryeprokurori?

Ka filluar gjuetia e shtrigave “agjentëve”! Tani mundet të etiketohet kushdo si agjent i të huajve qoftë gazetar, politikan, analist, telekronist, artist, sportist, sipas gjuhës që ai komunikon ose di! Po diti rusisht thonë se është agjent rus, po foli anglisht është agjent anglez ose amerikan e kështu me radhë! Pushtetarët tanë nuk mbajnë as samarin as kandarin (as përgjegjësi as drejtësi)!

Kjo që po ndodh sot tregon se të gjitha rrugët të çojnë kudo por jo te bashkimi! Populli vuan dhe paguan! Zotërinj politikanë e qeveritarë nuk mund të bëni shaka sigurinë e vendit. Shumica nuk kanë të hanë disa nuk e dinë sa kanë e ku i kanë! Rimëkëmbja e shpejtë ekonomike do rrisë kërkesën për energji dhe lëndë të parë. Filloi rritja e çmimit të naftës dhe energjisë elektrike, të  ujit, të biletave urbane, të ilaçeve farmaceutike, çmimet e drithërave, vajit, sheqerit dhe mishit! Në të njëjtën kohë, qeveria njoftoi një rritje të pagave dhe pensioneve. Pagat janë rritur, por vitet e fundit më shpesh janë rritur çmimet. Skena politike është e nxehtë, shoqëria është e ndarë dhe partitë në pushtet dhe opozita po përgatiten të çojnë vendin drejt greminës!