Uvil Zajmi: ”Final eight” në Lisbonë, aty ku niste 65-vite më parë 1

86

Rikthehet  “Champions League”:  Sot “Juventus”-  “Lion”  e “Mancester” –“S. Real”. Nesër: “Bayern” –“Çelsi” dhe  “Barcelona” – “Napoli”  

“Final eight” në Lisbonë, aty ku niste 55-vite më parë!

Katër ndeshje, dhe të gjithë në Lisbonë për “Final Eight”! Si në basketboll, kjo do të jetë formula që do të praktikohet në fazën finale të Champions League që do të luhet nga 12 deri 23 gusht në kryeqytetin portugez, Lisbonë. Një edicion, krejt ndryshe i detyruar nga faktorë të paparashikuar më parë. Eleminime direkte me një takim, një praktikë si asnjëherë në të kaluarën, e kushtëzuar tashmë nga Covid- 19. Ndonëse ishte caktuar Stambolli, qyteti pritës, por Uefa e ka shtyrë për 2021 zhvillimin e finales së “Champions” në kryeqytetin turk. Pra sytë, televizonet, lojtarë, trajnerë drejtues, media, të gjithë në Lisbonën e artit e të kulturës, të dritave dhe ngjyrave, të poezive, që përgatitet për dy javë të jetë kryeqyteti i një fazë finaleje të “Champions” të pa precedent në historinë esaj. Asnjëherë e zhvilluar në të nxehtin e qiellin e gushtit, dhe të organizuar në një qytet të  vetëm. Gjithçka pas situatës së rëndë të krijuar nga Coranavirus. Një turne që nisi nga idea e një kryeradaktori të një gazete franceze “L’Equip”, Gabriel Hanot dhe në përvjetorin e 65- të saj u zgjodh Lisbona, në kujtim të ndeshjes së parë zyrtare të saj, e zhvilluar pikërisht në Lisbonë, më 4 shtator 1955:“Sporting”- “Partziani” B 3-3. Do të aplikohet një kalendar i ndryshuar, do të zhvillohen 11 ndeshje në 16 ditë duke përfshirë edhe takimet e mbetura në 1/8. Pastaj “final eight” në Lisbonë.  75-milionë euro janë vënë  për fituesin e Kupës. Për në Lisbonë janë katër klube të kualifikuara: “PSG” që nuk zhvillon asnjë takim zyrtar nga  11 marsi, (2-0 ndaj Borussia D, Nejmar e Bernat), “Atalanta” e mrekullive (që arrin në këtë fazë pas tri humbjeve në grupe), duke eliminuar  “Valencian” (4-1/4-3); e paparashikuara  “Lajpcig” që drejtohet nga 33-vjeçari Nagelsman, në pjesmarrjen e dytë të saj, që ka eliminuar  “Totenhemin” e Murinjos, dhe “Atletiko M” e drejtuar nga Simeone me një futboll pasionant, që eliminoi  “Liverpulin”, kampionen në fuqi 1-0 dhe 3-2. Kryeqytei portugez do të presë fazën çerekfinale, në program me 12, 13, 14,  15 gusht. Ndeshjet do të zhvillohen në stadiumiet  “Da Luz” të  “Benfikës” së Eusebios, dhe  “Jose Alvelade” ku luan  “Sporting”. Gjysëm finalet me 18 e 19 dhe finalja me 23 gusht në Teatrin e “Benfikës” që nga tifozët thirret “Catedral”, në të cilin nuk mungojnë fotografitë romantike të legjendave si Eusebio, Koluna Torres Simoes, falë dy kupave të kampioneve fituar më 1961 e 62. Do jenë ndeshje me eliminim pa asnjë protokoll tjetër:  90 minuta, koha extra dhe penalltitë  kulifikuese. Me porta të mbyllura të paktën deri deri në këto momente, nëse UEFA në bashkëpunim me komisionin  mjeksor lokal, do të provojë e ndryshojë  duke i hapur stadiumet për një numër të kufizuar spektatorësh, gjithmonë duke respektuar normat sociale anti Covid. Por, siç thamë para se të shkojnë në  Lisbonë, duhet të kompletohet tabela e tetë skuadrave. “Juventus” duhet të përmbysë 1-0 e pësuar në Francë nga “Lion” që nuk zhvillon asnjë takim zyrtar që nga 8 marsi kur humbi 0-1 me “Lile” në kampionat.Torinezët nuk e fitojnë këtë trofe nga 1996. Kanë Ronaldon që komandon klasifikimin e shënuesve me 129 gola në historinë e Champions (Mesi 114), dhe që luan trofeun e gjashtë në karrierë: katër me “Real”, dhe një me “M. United”. Nëse kualifikohet, luan në Lisbonën e tij që e njeh mirë dhe nga ku nisi karrierën me fanellën e “Sporting”.  Ashtu si “Juventus”,  9 herë radhazi kampione e Italisë edhe “Bayern” fitues për të 8 herë, pa ndërprerje, e drejtuar nga Flik, kërkon triumfun ppër të përsëritur tripletën e sezonin 2013, me Heinkes, trajnerin me moshën më të madhe, 68- vjeç, pas belgut Gothlas, kur ishte 71- vjeç që ngriti trofeun me “Olimpik M” më 1993. Kualifikimi i  “Byernit” duket një formalitet, me një record absolut pas fitores 0-3 në Londër. Bashkë me 5 zëvendësimet, UEFA, ka lejuar që listat mund të ndryshojnë duke aktivizuar deri në tre lojtarë të sapo marrë nga klubi në këtë fazë transferimesh. Napoli do të kërkojë të pamundur ndaj  “Barcelonës” (për të 12 herë radhazi në këtë fazë të “Champions”), pas barazimit 1-1 në San Paolo. Ka një moment të mirë, entuziasëm pas fitore së Kupës së Italisë dhe është ende i pamundur në Europë si, “Barcelona”, “Bayern e M”. Një ndeshje prefekte kërkohet edhe nga “Real M”., që i duhet të përmbysë në fushën britanike, humbjen ndëshkuese 1-2 në Bernabeu. Zidan shpreson dhe ka besim: Për të kjo është e treta “Champions” radhazi, ndaj Pep Guardiolës, që kërkon titullin pas 9 vitesh, të fundit e ka me “Barcelonën” më 2011. Te “Reali” janë 20 lojtarë që kanë shënuar në këtë peruidhë, në të cilën “Reali” u shpall kampion në Spanjë. Ndërkohë  “Siti” po kalon një fazë të veçantë, kjo edhe pas triumfit  në procesin gjyqsor, kur  UEFA kërkoi pezullimin dy vjecar për mos respektimin e fair play-t financiar të klubit. Pra, pas pak ditësh në Lisbonës do të nisë spektakli, shoqëruar me emocionet  kur në skenën europiane do të shohim, Levandoskin, goleadorin në kërkim të rekordeve me 11 gola (rekord personal në këtë trofe), bashkë me Gnabry, një tjetër i spikatur i Bayernit me 27 gola në këtë sezon.Guardiolën “Mjeshtrin e tiki-takës”, adrenalinën e Atalantës e Lajpcigut, formacionet surprizë të cilat bookmakers nuk i përjashtojnë si favorite për fitimin e trofeut. Gjithcka do të rinisë pas108 ndeshjeve të luajtura, e 344 gola të realizuar, një në çdo 29 minuta, me një mesatare 3.19 për ndeshje të luajtuar deri në çastin e ndërprerjes. Pa harruar PSG, triumfuese në Francë, por edhe Mesin, Ronaldon, “Juventus” e “Barcelonën”, meto edhe “Real M”, gjithmonë nëse kualifikohen. Përballjet do të nisin të gjitha në orën 21.00: 7 gusht  “Juventus”-“Lion” (0-1); “Mancester C-Real” M 1-2) / 8 gusht  “Bayern M”- “Celsi” 0-3; “Barcelona”-“Napoli” (1-1). Në turin çerekfinal: 12 gusht “Atalanta”-“PSG”; 13 gusht  “Lajpcig”- “Atletiko M”; 14 gusht fituesja “Barcelona”-Napoli” me “Bayern”-“Celsi” dhe 15 gusht, “Mancester S-Real M –“Juventus”- “Lion”.Në turin gjysëmëfinal: 18 gusht, fituesja e përballjes 1-fituesja e përballje 3; 19 gusht, fituesja e përballjes 2 me fituesen e përballjes 4. Kjo formulë aplikohet edhe në “Europa League”, me Gjermaninë, pritëse dhe Këlnin, qytetin e zgjedhur për finale.