Universitetet Suedeze ofrojnë shkollim falas për studentët e huaj. Dokumentet, rregullat dhe si të përfitoni

2110
Sigal

Suedia është e njohur në botë si përkrahës madhështor i standardeve të edukimit, dhe katër universitete në Suedi radhiten në 200 universitetet më të mirë në botë për vitin 2008 e bërë nga “The Times”. Çmimi më i respektuar akademik, Çmimi Nobël, ka lindur në Suedi. Institucionet e edukimit të lartë në këtë vend janë te subvencionuara nga qeveria, dhe nëse ju vendosni të studioni jashtë shtetit në Suedi ju do të shijoni shkollim falas. Sfera e edukimit Suedez krenohet duke e bërë multikulturalizmin një prioritet, dhe rrjedhimisht, studentët e huaj janë të mirëpritur dhe të inkurajuar. Shumë programe universitare kërkojnë zotësi të mirë të gjuhës Suedeze, kështu që studimi në Suedi mund të jetë problematik, nëse ju nuk posedoni gjuhën suedeze.

  • Jönköping International Business School,
  • Malmö University College,
  • Mälardalen University College,
  • Swedish University of Agricultural Sciences,
  • IT University of Göteborg

të gjitha ofrojnë mësimdhënie në gjuhen Angleze. Programet e studimit internacional jashtë shtetit zakonisht kanë një trajtim shumë informal të mësimdhënies, ku studentët dhe profesorët janë aq afër që të jenë në të njëjtën fushë loje sa të jetë e mundur. Nuk është e pazakontë ku studentët dhe profesorët të shoqerizohen jashtë orëve të mësimit. Me këtë në mend, studentët janë gjithashtu të prirur të ndërmarrin shumë iniciative private dhe të modelojnë punët e lëndëve dhe kërkimet, duke kërkuar motivim në studimin vetëm.

Përshkrimi i vendit

Suedia ka shijuar reputacionin e saj si një vend i ftohtë me një etje për punë. Ikea të vjen gjithmonë ndër mend si kompania më e suksesshme në Suedi (të tjerat përfshijnë edhe SAAB dhe H&M), dhe sigurisht ne nuk mund të harrojmë Abba-t duke kryesuar ambalazhimin e ikonave kulturore të Suedisë. Ky vend Nordik është i bekuar për natyrën e tij nga ekzistenca e një bote të shumëllojshme të egër, në mijëra liqene dhe një mbulese masive pyjesh. Malet ndodhen pranë kufirit me Norvegjinë dhe janë ëndrra e një skiatori në dimër dhe të një peshkatari në verë.

Akomodimi i studentëve ndërkombëtarë

Mundësia e akomodimit në Suedi varet nga vendndodhja, qytetet e mëdha si Stockholm dhe Göteborg shpesh nuk kanë apartamente të lira. Shoqata Suedeze për akomodimin e studenteve ka një website (www.sokstudentbostad.se) për të ndihmuar studentët në kërkim strehimi. Strehimet universitare janë zakonisht më pak të kushtueshme se ato private dhe, zakonisht ndodhen afër universiteteve. Ata që dëshirojnë të kultivojnë një jetë aktive sociale zakonisht zgjedhin strehimin universitar. Drejtohuni unioneve studentore sapo të vendosni të studioni në Suedi, sepse mund të duhet kohë derisa të gjeni akomodimin e përshtatshëm me nevojat tuaja, dhe mos harroni të merrni gjithë ndihmën e mundshme nga departamenti i studentëve internacional të universitetit që keni zgjedhur.

Moti/Klima

Një klimë tipike Nordike mbizotëron në Suedi me të ftohtë, dimër me dëborë dhe verë të freskët. Dielli i mesnatës mund të shihet në veri të Rrethit Arktik gjatë muajve të verës, dhe ditët e dimrit janë të shkurtra dhe të errëta.

Transporti

Suedia është e njohur për një shoqëri të civilizuar dhe të socializuar, dhe sistemi i saj i transportit publik nuk bën përjashtim. Autobusët, trenat, tramvajet, ferribotet janë të pastër, të besueshëm, dhe të disponueshëm për studentët me zbritje çmimi. Shumë studentë në Suedi nuk mund ta imagjinojnë jetën e tyre pa bicikleta, gjithsesi, ky opsion më gjelbërues mund të rezervohet për fanatikët më të guximshëm të dimrit gjatë muajve të ftohtë.