SPECIALE/ Xhevair Ngjeqari : Mashtrimi i beratasve me ishullin e Osumit

967
Sigal

Zhgaravinat e Stefano Boherit me ishullin e Osumit, atelia dhe kryetari i Bashkisë Berat. Vetëm për të mbajtur gjallë ahengun e konkursit ndërkombëtar janë shpenzuar 150 milionë lekë pa llogaritur dorovitjet lokale. Cili është Mon Kukaleshi i këtij skandali dhe komedie mediatike ?

1- Më 4 Mars. 2015, ”Atelier Albania”, me kërkesën e kryetarit Bashkisë së Beratit (Fadil Nasufi), dhe e mandatuar nga Zyra e Kryeministrit, shpall një konkurs ndërkombëtar të ‘kërkimit nëpërmjet projektimit’ për të propozuar idenë e zhvillimit pejsazhistik të Ishullit të Osumit në Berat, si edhe për të gjetur mënyra për të qenë elastik dhe të ripërtëritshëm ndaj fenomeneve natyrore,duke e përdorur ishullin si vend testimi.

2 – Në termat e referencës, konkurentëve të përzgjedhur, u kërkohet të studiojnë lumin Osum dhe sjelljen e tij gjatë situatave të ndryshme të rritjes së nivelit të ujit në shtratin e tij gjatë një shekulli”.

3 – Në përfundim të konkursit, asnjë nga studiot nuk kishte realizuar studimin hidrologjik, për rrjedhojë nuk kanë përcaktuar kufijtë hidroteknik midis Beratit dhe Osumit, as nuk kanë përcaktuar formën dhe dimensionet e ishullit, i cili formonte kërkesën kryesore të konkursit.

4 – Megjithatë projekti studiove ”UNLAB+Open Fabrik+Corda+TU Delf”,u shpall fitues. Ato kryesohen nga Kompania “UNLAB”,që drejtohet nga Stefano Boheri ose fituesi i planit urban të Tiranës. E cila ka parashikuar që ishulli të ketë formën e një kuadrati, ndërsa mbrojtja pjesore e lumit nga ana e qytetit është parashikuar e shkallëzuar si bordura e ferro betonit të ‘Lungomares’së Vlorës.

5 – Atelia dhe drejtuesit e konkursit për të justifikuar zhgaravinën e ishullit fitues, pasi kanë kuptuar që nuk është realizuar studimi shekullor i hidrologjisë së Osumit, pasi kanë kuptuar se njolla e vendosur nuk ka lidhje me ishullin, kanë shkruar se: ”Lumi është elementi kryesor në qendër të projektit. Varësia e ishullit ndaj lumit, është aq e madhe sa është e vështirë të përcaktosh formën e ishullit që ndryshon vazhdimisht në varësi të nivelit të ujit. Në propozimin e saj skuadra paraqet një sistem që eleminon rreziqet dhe dobësitë, duke zhvilluar identitetin kulturor dhe rekreativ të ishullit”.

 

6 – Vetëm në Shqipëri mund të gjenden studio dhe arktitekt, që fitojnë konkurse arkitektonike për objekte pa dimensione, pa kuota, të palidhuara me funksionin dhe destinacionin për të cilat objekti projektohet. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një konkurs ndërkombëtar, për projektimin e një vepre hidro-urbane, për qytetin muze të Beratit,i cili si trashëgimi kulturore është hipotekuar si pasuri nga ëord-kodet e Uneskos.

7 – Arkitektët dhe urbanistët në çdo projekt vendosin dimensionet e hapësirave urbane, madhësitë dhe format e objekteve në terrenet natyrale. Në rastin konkret duke qenë se hidroteknikët e tyre nuk kanë përcaktuar formën dhe dimensionet e Ishullit dhe shtratit të Osumit, arkitektët kanë zhgaravitur dizenjo abstrake, duke fituar konkursin me njolla vizatimi ,që s’kanë asnjë lidhje me shtratin e Osumit, dhe me perspektivën e sistemimit të Osumit në zonën qytetit e Beratit.

8 – Pas 6 vitesh, projekti i zhgaravinave arkitektonike, pa asnjë rezultat projektimi ka përfunduar në koshin plehrave. Shtrohet pyetja: Kush është regjizori i kësaj komedie mediatike,cili është Mon Kukaleshi i këtij mashtrimi hidro urban, që vetëm për mbajtur gjallë ‘ahengun’ konkursit të jurive kombëtare dhe ndërkombëtare, F.SH.ZH ka financuar 126 milionë lekë të vjetra, pa llogaritur shpenzimet të tjera.

9 – Autori kryesor i shoët të grabitjes, është Atelia ose zyra e k/ministrit, që kontrollon të gjitha projektet e vëndit. Pa yqmin e saj nuk mer jetë asnjë lloj projekti. E cila ose nga padituria ose e urdhëruar, ka shpallur fitues një projekt që nuk ka plotësuar kushtin kryesor të referencës konkursit.

10 – Atelia ka abuzuar me financimet e konkursit, ka mashtruar qytetarët e Beratit dhe ka injoruar e deskretituar k/ministrin e saj Edi Rama. Natyrisht që Atelia ka bashkëpuntorë dhe autorin zhgaravinave të ishullit, Stefano Boherin dhe magazinierin e paditurisë ish- kryetari i bashkisë së Beratit, Fadil Nasufin.

11 – Fituesit konkursit mund të çudisin vezirin e vendit, divanin e Atelies dhe turkoshakun e ish bashkisë së Beratit, por jo popullin e Beratit , specialistët vendas dhe euro-nivelet e hidroteknikës shqiptare.

12 – Për sistemimin e Osumit në zonën e qytetit Beratit ka një studim të kompletuar. Më dt.5/7/1989 në Këshillin Shkencor të rrethit Berat, dhe më dt. 16/10/1990 në Institutin e Studimeve Hidroteknike (IS.P.H.) Tiranë, është miratuar studimi i “Displinimit të Plotë dhe Shfrytëzimit Hidroenergjitik të Lumit Osum me digë në Qaf Hoxhaj”. Duke qenë se baza e studimit është hidrologjia, është realizuar dhe projekti sistemimit lumit Osum në qytetin Beratit sepse kërkohej me insistim nga partia dhe pushteti vendor. Projekti ka përcaktuar dimensionet shtratit Osumit në qytet për një gjatësi 3 km , nga diga deri në Uznovë. Sistemim i lumit është realizuar me dy variante. Një variant parashikon sistemimin e lumit me një seksion në mesin e shtratit lumit egzistues , ndërsa varinati dytë parashikon ndërtimin e një Ishulli në mesin e shtratit zgjeruar të Osumit.  Ishulli ka gjatësinë L=……m dhe sipërfaqen S=ha. Studimi analizon pengesat natyrale dhe artificiale të Osumit në zonën e qytetit ,analizon nga mbytet Berati ,madje shoqërohet dhe me një variant të prishjes së digës.

13 – Sistemimi lumit në zonën e qytetit është realizuar për rastin rrjedhjes natyrale dhe për rastin kur Osumi do të disiplinohet. Ai parashikon vendosjen e Osumit me seksion të rregullt hidroteknik realizon pastrimin e aluvioneve në nivelet e viteve 1945 dhe përdorimin e tyre për mbushjen e brigjeve apo Ishullit të Osumit. Dy seksionet e Osumit sistemuar në rastin kur Osumi nuk është disiplinuar. Kufijtë hidroteknik të Osumit bazohen në llogaritjet dhe matjet reale të prurjeve përmbytëse në Berat dhe në Urën Vajgurore, më 16 Nëntor 1962 ora 20. Që njihen si përmbytjet më të mëdha në ciklin shekullor.

14 – Nga sistemimi lumit përfitohen deri 28,32 ha terrene që vihen në shërbim të urbanistikës. Ato zgjidhin njëherësh edhe problemin e unazave të qarkullimit mjeteve, pa pasur nevoja për skandalin e hapjes tuneleve që kanë projektuar kinezët, grekët, apo adhamudhi rrugëve të Shqipërisë së bashku me ordinerët e lumejve. Projekti është përshëndetuar në mënyrë të veçantë nga Euro Hidrotekniku, Prof.Farudin Hoxha. Këto i di shumë mirë ish- kryetari i bashkisë së Beratit.

15 – Madje më dt. 1/2/1992 është realizuar dhe marrëveshja për financimin e (10 miliard Lireta ose reth 4,5 milion $) për fillimin e disiplinimit dhe sistemimit e Osumit me(Ente.S.Irri.Tras.Fond.Puglia–Lucania,Regione Puglia.Italia. Marrëveshja është firmosur nga të gjitha istitucionet e shtetit italian dhe shqiptar. Ndryshimi sistemeve dhe drejtuesëve, ndërpreu bashkëpunimin. Sigurimi i financimeve për autostradën e Baldushkut nuk është i pari dhe nuk është rastësi. Zhgaravina arti dhe pellgje uji të ndotur për peshkim në shtratin disiplinuar të Osumit.

16 – Koncepti dhe idea e ishullit nuk është produkt i planeve apo largpamjes së Edi Ramës apo ‘rilindjes’. Ai jepet si gjurmë grafike në planin urban të Beratit të viteve 1925-1943,që projektoi arkitekti famshëm Gherardo Bosio, i cili megjithë mungesën e studimeve hidrologjike ka parashikuar ndërtimin e një ishulli,në zonën zgjeruar të Osumit, me një formë hidroteknike që lejon qarkullimin e ujrave të lumit dhe që nuk cënon perspektivën e zhvillimit urban të raportit Berat-Osum.

17 – Treguesit studimit hidrologjik të Osumit, formën dhe dimensionet e shtratit të Osumit, sëbashku me variantet e ishullit dhe gjitha termat e referencës së projektit. Atelia i ka të gatshme dhe në vijim të zhvillonte konkursin, për kompozimet e arkitektonike të ishullit dhe brigjeve të Osumit. Duke i dhuruar Beratit, një projekt konkret dhe duke nderuar qeverinë dhe konkurentët.

18 – Skandalet e projektit fitues evidentojnë faktin se konkuruesit edhe atelia nuk kanë kapacitete për projektimin e veprave hidro-urbane. Kjo duket që në përshkrimet dhe rekomandimet hidroteknike të raportit Berat-OsumIshull, ku kërkohet një propozim se si qyteti i Beratit dhe ishulli i Osumit mund të bëhen elastikë dhe të ripërtëritshëm ndaj fenomeneve të përmbytjes. Këto janë formulime të pasakta dhe papërcaktuara teknike, pasi Berati dhe Osumi në ciklet e përmbytjeve, nuk janë llastiqe mbathjesh.

19 – Por zhgaravinat e hirushes fituese nuk mbarojnë me kuadratin e ishullit. Për të lidhur lagjen e Goricës me qytetin kanë vendosur dy ura tip pllaka, që nuk lidhen as me qemeret e gurit të shtëpive muze as me harqet e Urës Goricës. Ndërsa për tu ç’lodhur beratasit parashikohen të shëtisin dhe peshkojnë në shtratin e Osumit të padisiplinuar, të mbytur nga aluvionet dhe ndotjet. Në kushtet kur prurja minimale e Osumit të  padisiplinuar arrin sa ujërat e zeza të Lanës ,vizatimet e mësipërme janë pa asnjë vlerë funksionale,mjedisore.Të gjitha dizenjot e konkursit janë të palidhura me hidroteknikën e ishullit, por zhgaravina e Stefano Boherit është më skandalozia. Konkursi minimalisht duhej anulluar.

20 – Mjeshtri i madh populli thekson se e keqja vjen nga brenda. Nëse drejtuesit e atelies nuk e dinin që për Osumin ka një studim të miratuar, ish kryetari i Bashkisë dhe deputeti aktual i tyre, është i mire informuar. Ai në drejtimin 12 vjeçar në Bashkinë Berat, jo vetëm që nuk ka ofruar asnjë koncept apo ide të re, por 7-8 muaj para se të largohej, duke fshehur studimet e Osumit injoroi atelien deskritoi qeverinë e tij, nuk sistemoi Osumin duke shkaktuar një krim ekonomik me kosto mbi 150 milionë lekë të vjetra.

21 – Një drejtues bashkie mund të ndërmarrë iniciativa dhe konsulta me projektues kombëtarë dhe të huaj, por asnjëherë nuk anashkalohen studimet egzistuese.Të organizohet një konkurs për sistemimin e Osumit, ku si bazë është hidrologjia dhe sistemimi i lumit, të mos thirret autori i vetëm i studimit të disiplinimit të Osumit, autori i zhvendosjes së kanalit nga qyteti i Beratit, ku u mbytën 82 fëmijë për 35 vjet, autori i Korridorit Qëndror që afron Beratin me Memaliaj 44 km dhe me Tiranën 84 km, autori i maketit , autori i vetëm beratas, botimeve të medias të shkruar dhe vizive për infrastrukturën e Shqipërisë dhe Beratit, këtë mund ta bëj vetëm një roskop “Universita degli Studi di Firenze Dipartimento di Progetttazione Tracce dell Architettura Italiana in Albania 1925-1943 Il Piano Regolatore di Berat.  Architetto Pogettista:Bruno Moz,Gherardo Bosio.Anno 1939-1943. …Koncepti italian i sistemimit të lumit Osum dhe i formimit të ishullit të 4 bashkive antiberatase, servil ndaj eprorëve dhe të huajve, anti intelektual si Fadil Nasufi, që nuk ka punuar asnjë ditë për Beratin duke maskuar paditurinë me hipokrizinë e tij, të durimit dhe heshtjes.

22 -Është fatkeqësi që për 20 vjet një drejtues bashkie nuk arrin të kuptojë që Osumi dhe pozicioni gjeografik, formojnë dy pasuri vendore dhe kombëtare, me të cilat jeta dhe e ardhmja e Beratit është e lidhur në mënyrë organike dhe të pandashme. Beratasit ato i kanë studiuar dhe kanë konkluduar se realizimi i tyre nuk ka nevojë për financimet shtetërore, por thjesht ndihmesën e pushtetit vendor. Tashmë për Beratin ka dy projekte të gatshme, që koha do ti kërkoj shumë shpejt të realizohen.

23 -Në vitet 1980-1990 partia dhe autoritetet vendore ishin shumë të interesuara për disiplimin dhe sidomos për sitemimin e Osumit. Ata ndiqnin në dinamikë studimin 10 vjeçar të raportit Berat-Osum sepse kishte dhënë frytet e para me zhvendosjen e kanalit që mbyste fëmijët e lagjes Murat, Çelepias dhe Mëhallës së Re.

24 – Për vlerësimin e studimit të Osumit, jashtë detyrës, po shkëpusim disa fragmente kujtimesh që ka lënë Kryetari i Komitetit Ekzekutiv i viteve 1982-1989, ish deputet dhe zv.Ministër i Bujqësisë, Kristaq Kule… *Autori Osumit bën pjesë në atë gjeneratë, që Beratin e duan si jetën e tyre. Kështu e kam njohur, kështu e kam dashur, gjithmonë e kam vlerësuar dhe atëherë kur i grisja letrat që vinin në adresë të tij, për të mos u zhvendosur kanali, nga lagjja e banuar. Ajo u zhvendos sipas mendimeve të tij, duke shpëtuar jetë njerëzore. Gjithmonë i kam besuar dhe ky mendim u vulos, kur në aksin e digës në Qaf Hoxhaj, ai u ballafaqua me nivelet më të larta të hidroteknikës shqiptare, (Prof.Ing.Farudin Hoxha e të tjerë), të cilët jo vetëm i dhanë të drejtë, por dhe ia miratuan studimet. Megjithëse i ka miratuar në të gjitha istitucionet përkatëse, këto studime,që secili prej tyre përbën më shumë se një temë doktorature, me interes të madh ekonomik për vendin, detyrohet të trokasë derë më derë për të gjetur çelsin që idetë të materializohen më tej. Dikur nga ana jonë mbështetja ishte e plotë, ndërsa tani e ardhmja e Osumit dhe autori vetë, janë braktisur.