SPECIALE / Bashkim Koçi : Agrikoli si i ati, si Todo Gjermani

352
Sigal

“Bëmë baba të të ngjaj’, është një shprehje popullore e jona, pra shqiptare, e cila përdoret sa herë që biri, apo edhe bija, i ngjan prindit jo thjeshtë nga pamja fizike, por edhe nga tabiatet, nga aftësitë për punë, pra kur shikohet në një farë mënyre një kopje e tij nga shumë pikpamje dhe që lë përshtypje, kryesisht pozitive tek njerëzit.

E sollëm këtë shprehje ngaqë këtë “çudi” e gjetëm në mënyrën më perfekte tek specialisti i bujqësisë Agrikol Gjermani, i cili në të gjithë treguesit ka një ngjashmëri si të jetë binjak me të atin, me specialistin, me “guri rubin” të vreshtarisë shqiptare, me Todo Gjermanin. Meqë për Todo Gjermanin është shkruar dhe janë bërë publike aftësitë dhe trashëgimia e tij në fushën e vreshtarisë, në këtë rast duam të shkruajmë diçka për të birin, Agrikolin, i cili për kontributin dhe emrin që po lë si specialist në vreshtari, por kryesisht në prodhimin dhe tregëtimin e verërave, duhet thënë se ka treguar e tregon aftësi admiruese, që konkuron denjësisht me përfaqësuesit më në zë të kohës në botën e prodhimit të verërave.

Nuk është ndonjë çudi e madhe t’i ngjash prindit nga i cili trashëgon jo thjeshtë genet gjenetike, por edhe materializimin e përpjekjeve të tyre për të të dhënë drejtimin e duhur në jetë. Çudia në rastin tonë qëndron edhe tek profecia e të atit, Todos, i cili qyshsa lindi i biri, e pagëzoi me emrin më të padëgjuar deri atëhërë, Agrikol. Agrikoli, që ka për rrënjët emrit fjalën agronom, mori qëkur lindi atë emër dhe bashkë me të edhe bekimin që ai të bëhëhej specialist për bujqësinë, apo të përfitonte specialitetin e të atit, atë të vreshtarit dhe prodhimit të verërave. Kam pyetur të zotin e hallit, pra Agrikolin, dhe ai pak a shumë emrin e tij ia dedikon babait, Todo Gjermanit, i cili mesaduket e kish për zemër që fëmijëssë parë t’i jepte zanatin e tij, atë të agronomit. Por siç thuhet, përsaipërket të ardhmes së fëmijës, detyra e prindit nuk është ta parashikojë se ç’profesion do të marë në jetë, por, nëse dëshiron diçka, të mund të lejojë që ajo të ndodh. Me Agrikolin ndodhi ajo çka dëshironte dhe lutej i ati, Todo Gjermani.

Kudo që njeriu ta shpjerë punën e tij, në të do të lërë edhe diçka nga zemra e tij. Edhe Agrikol Gjermani, pasi përfundoi studimet për inxhinier kimist, për t’u marë kryesisht me bujqësinë, e filloi punën në vitin 1972 pranë Institutit të Studimit të Tokave. Ai kishte përfituar një specializim pranë Institutit të Fizikës Bërthamore e që më pas do të emërohej përgjegjës i Kabinetit të përdorimit të lëndëve radioaktive në bujqësi e pyje. Eshtë rasti të sjellim faktin që ky kabinet, që do të merrej me punë të mirëfilltë shkencore, u krijuam me këmbnguljen e drejtorit të Institutit të atyre viteve, agronomit më me emër për kohën, Aqif Dabulla dhe ministrirt të bujqësisë, tee diturit Pirro Dodbiba. Në Institutin e Studimit të Tokave Agrikol Gjermani ishte ndër specialistët e parë që vuri në përdorim izotopet radioaktivë të fosforit, azotit, jodit, zinkut dhe neutronet e ngadalësuara me të cilët u bënë disa studime në fushën e plehrimit, ujitjes dhe lëvizjes së ujrave nëntokësorë, por edhe në sëmundjet kanceroze, siç ishin ato më të përhapurat në pyjet me gështenja. E gjithë kjo përvojë e grumbulluar është paraqitur në 5 studime të botuara në Buletinin e Shkencave Bujqësorë, ndërsa dy referate të tjerë, me përmbajtje të mirëfilltë shkencore, u botuan në organe prestigjioze të fushës së bujqësisë nëBelgjikë dhe Hollandë, organe ku trajtoheshin tema të tilla me interesa të mëdha ndërkombëtare.

Eshtë e njohur shprehja se largimi nga trojet ku ke lindur e je rritur të shërben që ta duash akoma më shumë vendin tënd. Këtë fat, pra largimin nga vendlindja, e provoi edhe Agrikol Gjermani, i cili, ashtu si shumë bashkëkombas të tjerë, në vitin 1991 u vendos në shtetin fqinj, në Greqi. Fakti që ai ishte i shkolluar, por edhe njeri me vlera intelektuale të spikatura dhe specialist i zoti, u punësua menjëherënë gjigandin e prodhimit të verërave, i njohur edhe në Shqipëri, Tsantalis. Në ata vite gjigandi Tsantalis prodhonte 22 mijë tonë rrush dhe nga ky prodhim përgatiteshin për treg 24 milionë shishe verë dhe 11 miljonë shishë uzo e raki. Fabrika furnizohej 40 për qind me rrushin e prodhuar nga vreshtat e saj që kishin nëpërdorim dhe 60 për qind nga fermerët. Specialisti Agrikol Gjermani ishte ndër më të repektuarut në atë ndërmarrje, e që e cilësuam pak më sipër, në gjigandin e prodhmit të verës në shtetin grek. Sigurisht, duke qënë njeri i mditur, që e kishte bindje se kultura është ajo që e kthen ditën e punës në një ditë të jetës, arriti që t’i njihej diploma si ing.kimist, t’i njihej titulli Dr. i Shkencave, të cilin e kishte përfituar në Shqipëri dhe paralelisht iu dha e drejta të vazhdonte studimet në Fakultetin e Agronomisë, të cilin e kishte ndërprerë në Institutin e Lartë Bujqësor këtu në Tiranë sepse, përpara se të përfitonte titullin agronom, iu duk më me leverdi të ishte së pari Ing. kimist.

Njerëzit mund të mos kenë gjithçka për të cilën punojnë, por me siguri punojnë për gjithçka që kanë. Agrikol Gjermani na paskësh qenë një i tillë. Ai nuk ndjehej i dëshpëruar pse shërbente si specialist në një gjigant të prodhimit të verërave, por e ndjente se kishte fuqi intelektuale dhe një ndjenjë të brendshme se edhe ai mund të bëhej dikushi, se ishte në gjendje e se kishte shumë punë për të bërë. Në këto kushte Agrikoli propozoi të ngrihej një laborator tokash pranë fabrikës për të bërë falas analizat e tokave të të gjithë fermerëve.Ishte propozim qëia lindi mendja e tij. Mbas përfundimit të analizave të tokave dhe krijimit të hartës pedologjike kreu rajonizimin e varieteteve të rrushit në përputhje me treguesit e tokës dhe ato klimatike në zonat e Thrakës, Makedonisë, Malit të Shenjtë dhe të Thesalisë. Në bazë të tyre filluan dhe vazhdojnë mbjelljet e reja të vreshtave apo zëvëndësimin e varieteteve aty ku kanë kaluar moshën mbi 30 vjet. Këtë vit, sipas Agrikolit, dolën për herë të pare në treg me Moschopolis 24, verë e staxhionuar 24 muaj në bute druri, me varietetin e njohur Pinot Noir. Vitin tjetër, po sipas këtij specialisti-mjeshtër, të cilit i zë vend fjala dhe që ka një autoritet të padiskutueshëm në kompani, është planifikuar të dalin në treg me tre tipe të reja, siç janë Vinsonto, Ripassato dhe Jura.

Dashuria për atdheun është diçka e mrekullueshme. Specialisti Agrikol Gjermani nuk e ka venitur apo të ketë harruar, siç thuhet, dashurinë për vendin e tij, vetëm pse ka kaluar kufirin. Përkundrazi, ai për çdo gjë e për gjithçka, edhe aty ku punon prej vitesh, përpiqet të “mbjellë” diçka nga vendi i tij, nga Shqipëria. Për këtë gjë ai ka gjetur të mbështetet tek mundësia që ka për ta bërë këtë gjë, për aq sa i jep profesioni i specialistit të bujqësisë. Nuk ka lënë gur pa lëvizur për të bërë pjesë të vreshtarisë aty ku punon, varietete nga vendi i tij, të cilët kanë tregues të jashtëzakonshëm në lidhje me rendimentin, por në veçanti për prodhimin e verëravetëcilësisë së lartë. Në vreshtin e fabrikës prej 16 Ha janë mbjellë dhe kanë gjetur përshtatshmëri të mire edhe dy varietete shqiptare, Kallmeti dhe Serina.Varieteti i rrushit Kallmet është produkt i punës shumëvjeçare shkencore e agronomit me emër të madh Todo Gjermanit, babait të Agrikolit, gjatë viteve që ai punoi si kryespecialist në Ndërmarrjen Bujqësore të Shtoit në Shkodër. Çudia e mbjelljes dhe shumimit në sipërfaqe tëmëdha të varietetit shqiptar të Kallmetit qëndron diku gjetkë. Sipas Agrikol Gjermanit me këto varietete, duke përfshirë edhe Serinën, nuk mund të dalim në treg sepse mbjellja e tyre është e ndaluar nga BE. Arsyeja është pak e pabesueshme dhe banale, sepse me vendim të Brukselit lejohen të mbillen në shtetet e BE-së vetëm varietetet që janë në katalogun e vreshtave të deklaruara nga shtete e BE-së. Për varietetin e Kallmetit, puro shqiptar, e keqja qëndron gjetkë, sepse ai është deklaruar me emrin Kadarka nga shteti Hungarez.Ky shtet ka mbjellëmjaft hektarë me këtë varietet. Se si e qysh, specialisti Agrikol Gjermani, i cili Kallmetin e konsideron me të drejtë pronë të babait të tij, nuk na jep ndonjë spjegim për të na mbushur mendjen pse ndodh kështu. Por ai di se në enciklopedinë hungareze thuhet se rrushi Kallmet është me origjinë nga brigjet e Liqenit të Shkodrës.(Kadarka quhet Shkodra hungarisht). Pra Evropa e njehKallmetin si Kadarka dhe është rregjistruar me AND Kadark. E thënë shkurt dhe shkoqur ky varietet konsiderohet “i vjedhur”, apo“i birësuar” nga hungarezët ,ashtu si të kenë birësuar një fëmijë të dikujt tjetër, por t’i kesh ndërruar emrin.

Specialisti Agrikol Gjermani di vetëm të ecë përpara dhe tëbesojë në atë që bën me dashuri, për secilën herë që merr një vendim, i cili i duket i drejtë, por edhe me leverdi ekonomike.Sigurisht të marësh një vendim, ca më shumë kur është i zorshëm për ta marë, duhet të jesh i bindur, i aftë për të vendosur. Në vitin 2003 ai, pasi gjykoi se nuk po merte vendim të gabuar, guxoi të krijonte qendrën private tëkonsultave për vreshta dhe prodhimine verërave. Dhe ky vendim u mor kur ai dinte, kishte marë informacionin e saktë se në Grqi ekzistonin 1217 fabrika vere, e që ndërmjet tyre ishte edhe fabrika “Viggolas”,ku vreshtat e saj janë në 50 vreshtat më të bukura të botës. Po në këtëgrupbën pjesë edhe “Martino”, fabrika “Butaris” e renditur në 100 fabrikat më të mira të botës, apo fabrika e verës “Tselepae”, qëështë klasifikuar dy herë si fabrika më cilësore e vitit në Evropë. E ç’mund të bënte Agrikol Gjermani, a e kishte forcën për t’i dalë mbanë kësaj pune? Por ashtu si i bje në kokë shqiptarit, i tha vetes: Më mirë ta pësojmë se të jetojmë me frikë. Ai e ngriti Qendrën Private Konsultative dhe bashkpunoi e bashkpunon edhe sot akoma me 18 fabrika vere, ndërmjet tyre edhe me tre fabrikat e përmendura më lart. Sot është konsulente shkencore për fabrikatë prodhimit të verës dhe vreshtave në Janinë, Kostur, Ksanthi, Jeanista, Mali i Shenjtë, Selanik, Qipro, Santorini, Tripoli, Volo, Tsia, Goymenista etj. Qysh nga viti 2010 qendra ka edhe fabrikat e saj të verërave me prodhim modest vjetor prej 45 mijë shishe. Spikatin etiketat tashmë të njohura Moscopolos, Mundosvini, Goldetj.me të cilat ka konkuruar në panaire botërorë siç është i ai e “Java e gjelbër e Berlinit” në Gjermani, i cili zhvillohe në muajin janar të çdo viti.

Agrikoli gjatë këtyre viteve ndërmori disa veprime jo thjesht për të eksperimentuar, por më shumë për të fisnikëruar emrin e babait, të Todo Gjermanit. Dhe për të plotësur këtë ëndërr, sigurisht duke maos patur frikë nga dështimi, në rrëzë të malit tëOlimpit, në toka tërësisht gurishtore, propozoi të ngrihej një vresht me sipërfaqe goxha të madhe, 80 Ha. Vreshti u mboll, iu kryen të gjitha shërbimet dhe në vitin 2000 u fut në prodhim. Ishte vreshti iparë në Greqi ku u përdor për herë të parë plehrimi i lëngët dhe ujitja automatike.Të dyja të komanduara nga laboratori që ndodhej 130 km larg sipërfaqes së vreshtit.E gjithë kjo punë, e komanduar teknikisht, por dhe nga ana agronomike nga Agrikol Gjermani, ishte tërësisht e bazuar në vreshtat që kishte ngritur babai e tij, Todua, në tokat gurishtore të Postribës, por sigurisht me teknologji të avancuar. Agrikoli përpara se të fillonte “eksperimentin” rrëzë malit të Olimpit, e kishte bërë të njohur, se në të gjithë këtë aventurë po zbatonte punën që kish bërë i ati në Shqipëri. Kur gjithçka doli me shumë sukses, në vitin 2001, me ftesë të ndërmarrjes, Todo Gjermanit iu bë njësurprizë, të cilën nuk e kish menduar kurrë, duke e çuar në vreshtat e mbjella rrëzë malit Olimp, ashtu, me atë teknologji dhe shërbime agroteknike, siç i kish aplikuar vet në Postribë të Shkodrës. Plaku ishte gëzuar shumë dhe në një çast intim ikish pëshpëritur në vesh të birit, Agrikolit: Agrikol, këtë gjë duhet ta bëjmëmedoemos edhe në Shqipëri, në tokat gurishtore të Koplikut.

Një provë tjetër allashqiptare Agrikol Gjermani e bëri edhe në Kostur, fiks nga na tjetër e Moravës, në drejtim të Boboshticës. Gjithmonë nën trysninë e punëve që kishte bërë babai në vendlindje.Todo Gjermani kishte ngritur vreshtin e tij të parë, saktësisht në anën tjetër të Malit Moravë e që tashmë është në teritorin grek, në të njënjtën lartësi nga deti. Aty, thotë ai, ngrita një vresht me varietetin e hershëm Pinot Noir, me sistemin amerikan ”Geneva dou constarin”, sistem i lartë që kërkon vetëm krasitje tjetër agronomike, të cilësisë më lartë dhe me kosto ndjeshmërie të reduktuar.

Me punën e tij si specialist vreshtash dhe si prodhues verërash të cilësisë së lartë Agrikol Gjermani u bë dikushi dhe jo diçka. Tashmë ai ka dalë në pension, por të gjithë trashëgiminë dhe aftësitë si specialist, ashtu si i ati, Todo Gjermani që ia dhuroi të birit, pra Agrikolit, ky me atë filzofinë e tij të njeriut të mençëm e të ditur, ua ka besuar të birit Teodorit, kimist, master në Universitetin Mbretëror të Suedisë, vajzës Aliqi dhe dhëndrrit Dhimitër, i shkolluar për agronom. Sipas Agrikol Gjermanit, ai i ka plotësuar disa detyrime në jetë. Ai punoi dhe e arriti suksesin sipas këshillave të të atit, Todos, por edhe arriti t’u mësojnë fëmijëve se si t’ia dalin në jetë pa ndihmën e prindërve.