Si Partia e Punë u kërkonte shkrimtarëve të shkruanin kundër fesë

266
Sigal

 

Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967 shkruan skicën e bukur “Kur bjeshkët shkundin pluhurin e tyre”

Në shkurtin e vitit 1967, filloi  me temp revolucioni kundër fesë

 Gëzim Llojdia

1.

Një skicë e thjeshtë, por e ngrohtë e shkrimtari Dhimitër S. Shuterqi të tërheq vëmendje në gazetën letrare artistike të asaj kohe:”Drita”. Është kohë kur krijuesit shqiptarë, shkrimtarë, poetë, piktorë, muzikantë  dërgoheshin me shërbime nëpër zona të thella dhe të largëta të vendit në prag të ndonjë revolucioni kulturor siç ngjau në të vërtetë, lufta kundër fesë.

Edhe kjo skicë shkrimtarit të njohur  tregon pikërisht atë mision, që partia e kohës u ngarkonte  krijuesve shqiptarë, në prag të shpërthimit të luftës kundër fesë. Shkrimtari, Dh.S.Sh në fjalë ka qenë në veri, kryesisht në bjeshkë për të pasqyruar realitetin e kohës dhe të sjellë grimca të kohës, që do të bëheshin më vonë objekt të luftës që ndihej  në ajër  se shpërthimi i saj ishte çështje ditësh. Dihej që praktika e dërgimit  të shkrimtarëve të asaj kohe  nëpër fshatra të vendit me udhëtime të gjata për të punuar ose për të shkruar   rreth realitetit të ri socialist të asaj kohe ishte njohur: mirëpo  kjo e muajit të dytë të vitit 67  ishte  e veçantë . muajt e parë të dytë etj,  kryesisht në shkurtin e vitit 67, filloi  me temp revolucioni  edhe stërbima  që pritej , ajo që ndihej që në ajër   në këtë vend,  lufta frontale kundër feve dhe institucioneve të tyre.

Shkrimtarët ishin mbajtur në këtë luftë në “llogoren e tyre” me shkrime dhe botime, vepra, libra, dhe shfaqje kundër feve. Madje pena e tyre ishte tepër e hollë për të përshkruar këtë luftë shpirtërore, që po ngrihej në  frymën e kohës më lartë dhe më fortë deri në  kyçjen e definitive të institucioneve fetare. Ka shumë botime të asaj kohe  dhe shumë shkrimtarë madje të njohur  që nga Kadare, Agolli, Marko, Shuteriqi etj që me shkrimet e tyre ishin pjesëmarrës direkt ose indirekt  në luftën kundër fesë. Nuk është koha t’i analizojmë të gjithë , por sollëm një skicë të bukur të shkrimtarit Shuteriqi që duhet thënë është mjeshtërisht bukur. “Kur bjeshkët shkundin pluhurin e tyre”.

2.

“Kur bjeshkët shkundin pluhurin e tyre”. Mbledhja e pleqve të Mirditës, -shkruan shkrimtari, që u bë të enjten e kaluar vjen pas disa mbledhjesh të tjera të llojit, që janë bërë në disa krahina të Shqipërisë e megjithatë ne të gjithëve sa ishim aty, na u duk kaq e jashtëzakonshme sa dhe të impresiononte. Këta pleq mbajnë mbi supe një mori zakonesh janë rritur përmes besimesh e paragjykimesh, që i kanë rrënjët të lashta sa edhe vetë shoqëria . E prapa burra e gra flasin me një çiltërsi mendimi e me një duf të tillë kundër zgjyrës fetare, shitjes të bijave, egërsisë së kanunit , sa njeriu  mbetet shtang. Ata tregojnë me gojën e tyre ,-thotë shkrimtari në këtë skicë, se çfarë skllavërie ishte për ta për familjen për fshatin e krahinën zakoni i zi. Ata e kanë njohur aleancën  e kishës me kapedanin e vetë e kanë pësuar gjysh stërgjyshi, prej krimeve që organizoheshin në emër të kanunit. Kisha predikonte dashurinë midis njerëzve dhe përulësinë. Ajo ngrinte lart varfërinë në këtë botë dhe i ushqente njerëzit me ëndrra për botën tjetër, porse prifti bekonte armët e kapardisej në krye të sedrit i kishte hambarët më të mëdhenj se gjithë hambarët e fshatit.

3.

Shkrimtari D.S.Shuteriqi: Në Malaj para një jave kur pleqtë e katundit me iniciativën e tyre dhe të rinisë vanë e i bënë të ditur priftit se se duan më ata dhe bënë inventarin  e pasurisë së kishës që e quajnë pasuri të popullit. Midis të tjerash priftit i gjetën 80 kokë bagëti, gjerdanë, qemerë grash me të cilat e kishin paguar besnikët. Në Rrëshen dukej sikur vetë bjeshkët po shkundin atje tej mbi vargmalet e Lurës e të Dejës  pluhurin e tyre. Një furtunë e vërtetë e ngritur nëpër gjokset e njerëzve po fshinte zgjyrën e mykur të shekujve.

4.

Shkrimtari vijoi  më tej: Një plak 70- vjeçe kishte qëndruar në fund të mbledhjes, sigurisht për të pasur gjithshka përpara syve, për të mos i shpëtuar asgjë, vetë nuk foli, por mbajti vesh. Fytyra e saj shprehte kryesisht një dinjitet të lartë  që edhe pse e kanë marrë nëpër këmbë feja  kanuni tregon se ka pasur gjithmonë të tillë natyrë të papërkulur dhe krenare që kanë qëndruar kështu si shqiponja majë krepit. Kur njëra prej shoqeve  të plakës thoshte se do t’i kujtojmë Pushtetit që të na festojë këtë ditë, ajo vetë kthente vështrimin dhe vetëm një çast krenaria e saj u njom nga një lot, që shpejt e fshiu gishti që iu drodh. Sigurisht kjo ditë kur gruaja në shesh të burrave gjykon  e gjykon ashpër fe e kanun, kjo është nga më të shënuarat ditë. Kur shoqja tjetër  e plakës flet me vargje e thotë: “Dita që të vijë/Jemi t’u u ri/me kët Parti…ajo është sy shqiponjë, drejton një herë shtatin matet të thotë diçka, por prapa hesht. Janë ca natyra që shprehin më shumë me heshtjen sa me fjalët e tyre. Për të flasin sytë dhe flasin  shoqet. Një tjetër ngrihet e merr fjalën burrë ky:’Dikur thoshim në vend numëro, prapa ktheu, sot themi në vend numëro përpara marsh!”. Plaka syshqiponjë më në fund s’përmbahet po buçet me një:” të lumtë”. Ja më në fund, ajo shprehu gjithshka, ja shprehte vetë syu. Ajo tërë jetën duhet ë ketë qëndruar krenare përpara shtypjes së zakoneve ka mbajtur dru më shpinë kur mbante fëmijën në bark. i ka qëndruara dhe burrit me duar në zemër dhe në mos pastë ulur kokën me sytë e saj ka dënuar robërinë . Kurr nuk ia ka dashur edhe t’i mbyllë me dhimbje të parrëfyeshme ata sy shqiponjë që kanë lindur për të shkrepëtitur.

5.

Epilogu i kësaj skice: Ahere kisha në vend që të ecte përpara , vinte pas. Njerëzit plakeshin dhe varfëria, shtypja, përdhunia, rritej. Po ja që erdhi një ditë dhe koha ecën me vrullin e furtunës që po shkund pluhurin bjeshkëve dhe majë krepit, shqiponja mund të vëzhgojë tërë kënaqësinë e zogut të furtunës sado e moçme se si jeta këmben më në fund një klithmë të thotë atë që do të deshte ditë e natë të shprehej. Ç’duf i madh i shprehur dhe i heshtur u derdh në atë mbledhje pleqsh të Mirditës të enjten që kaloi! Një si fortune, që kalonte maleve  dhe bjeshkëve duke fshirë pluhurin tyre.