SHBA: Procedura e marrjes së vizës turistike

1339
Sigal

Ambasada Amerikane sqaron kriteret e aplikimit për vizat jo-emigruese, dokumentacionin e nevojshëm dhe cilët persona mund ta përfitojnë

Sezoni veror sjell një rritje të qytetarëve shqiptarë që zgjedhin të udhëtojnë jashtë vendit për të kaluar pushimet. Gjatë verës rriten dhe kërkesat për viza turistike amerikane që u japin mundësi shqiptarëve të udhëtojnë për një periudhë të caktuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në mënyrë që t’ua thjeshtojnë procedurën e marrjes së vizës të interesuarve, ekspertët e Ambasadës Amerikane në Tiranë u janë përgjigjur interesimit të qytetarëve duke sqaruar procedurën e aplikimit, kriteret e përfitimit të vizës dhe dokumentet që nevojiten.

Pyetje: Nëse një nënë shtatzënë për arsye fizike nuk mund të rikthehet më në vendin e origjinës dhe bën lindjen në USA, si dhe kryen pagesat e faturave të spitalit brenda të gjitha rregullave dhe kontratës me Zyrat e Financave. Pastaj rikthehet brenda afatit të caktuar nga komisari kufitar. A përbën rrezik, shkelje ose një njollë negative në rekordet ose vizat e saj për të shkuar në të ardhmen rregullisht ajo dhe familja e saj përsëri në USA? Faleminderit!!

Përgjigje Ambasada Amerikane: Ju falënderojmë që shtruat këtë pyetje kaq të rëndësishme. Mendoj që gjëja më e rëndësishme këtu është transparenca. Ka të bëjë me ju si aplikant që të jeni transparent dhe e hapur me oficerin që ju merr në intervistë. Siç e shikoni, nuk ka ligj specifik që të ndalojë të huajt që të udhëtojnë në SHBA për të lindur, apo për të kërkuar trajtim mjekësor. Hapi i parë i rëndësishëm në intervistën tuaj është të thoni të vërtetën rreth qëllimit të vizitës suaj në SHBA dhe të tregoni se si ju keni planifikuar të paguani për shpenzimet e lindjes apo të trajtimit mjekësor, apo se përse ju nuk mundeni ta kryeni një procedurë specifike (si p.sh. lindjen) në Shqipëri apo në vendin tuaj të lindjes. Edhe pse kjo nuk garanton lëshimin e vizës, ajo fillon me diskutimin korrekt dhe të ndershëm me oficerin intervistues. Aplikantët përpiqen të futen në telashe kur ata keq prezantojnë qëllimin e tyre të udhëtimit, p.sh: duke i thënë oficerit intervistues që ata kanë ndërmend të vizitojnë një të afërm në SHBA, kur në fakt ata duan të shkojnë për të lindur në SHBA. Dhe, si për të gjitha vizat për turizëm apo trajtim mjekësor, ju duhet të demonstroni lidhje të mjaftueshme me Shqipërinë apo një rezidencë jashtë SHBA-së. Kjo ishte një pyetje me vend. Shpresoj që kjo përgjigje të ndihmojë.

Unë kam një vizë jo-imigruese që do të skadojë së shpejti. A më duhet të kaloj në gjithë procesin e aplikimit për vizë përsëri?

Po, çdoherë të keni parasysh se kurrë aplikoni për një vizë pa marrë parasysh që viza e juaj akoma është e flefshme duhet ta plotësoni dhe përcillni gjithë procesin e aplikimit. Megjithatë, të gjitha ata të një grupmoshe të caktuar ose ata qe po rinovojnë një vizë të mëparshme amerikane mund të kenë të drejtën të aplikojnë për një vizë pa marrë pjesë në intervistën konsullore. E drejta për programin “Heqjes së intervistës” do të përcaktohet gjatë kohës që aplikuesi vazhdon procesin e planifikimit të një takimit. Përcaktimi do të kryhet duke bazuar përgjigjeve të dhëna për kriteret kualifikuese.

Përshëndetje, unë kam dy nënshtetësi. Cilën pasaportë duhet të përdor për të udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara?

Nëse keni nënshtetësi të dyfishtë dhe nuk jeni shtetas i ShBA-së, duhet të zgjidhni nënshtetësinë me të cilën doni të hyni në Shtetet e Bashkuara. Duhet të hyni dhe të largoheni nga Shtetet e Bashkuara duke përdorur të njëjtën pasaportë.

Për sa kohë duhet të jetë e vlefshme pasaporta ime që të aplikoj për një vizë të ShBA-së?

Pasaporta duhet të jetë e vlefshme së pakti 6 muaj pas periudhës që aplikuesi ka qëllim të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara përveçse kur ka përjashtime të veçanta në marrëveshjet me një shtet specifik.

Përshëndetje, më duhet një takim i përshpejtuar dhe nuk ka takime në disponim, çfarë duhet të bëj?

Ju mund të kërkoni një takim të përshpejtuar. Për të kërkuar një takim të përshpejtuar, në fillim caktoni një takim të zakonshëm në datën më të afërt të mundshme. Më pas hyni te llogaria juaj, klikoni te “Vazhdoni”, zgjidhni “Kërkoni një takim të përshpejtuar” dhe ndiqni udhëzimet. Takimet e përshpejtuara do të jepen vetëm sipas gjykimit të Seksionit Konsullor. Rrethanat që mund të merren parasysh për takime të përshpejtuara përfshijnë:

– Një vdekje e papritur të një të afërmit, një sëmundje e rënde ose një aksident i cila ka lë pasoja të rënda dhe jeta juaj është në rrezik, ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara.

– Një trajtim mjekësor urgjent për aplikuesin ose fëmijën e tij/saj të mitur.

– Një udhëtim i papritur për në Shtetet e Bashkuara për qëllime tregtare urgjente që paraqiten brenda 10 ditëve pas takimit të parë për vizë.

– Një vizitë e papritur që ka një rëndësi të madhe kulturore, politike, gazetareske, sportive ose ekonomike që mund të paraqitet brenda 10 ditëve pas takimit të parë për vizë.

Dokumentet e Përgjithshme të Kërkuara, për të gjitha llojet e vizave

  1. Pasaportë e vlefshme për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara. Pasaporta duhet të jetë e vlefshme për të paktën gjashtë muaj pas periudhës së qëndrimit në Shtetet e Bashkuara (përveç rasteve kur ka përjashtime të përcaktuara nga marrëveshje specifike të shteteve.)
  2. Pasaporta që përmban vizën e fundit amerikane (nëse është e aplikueshme).
  3. Aplikimi për Vizë Jo-Imigruese, faqja e konfirmimit të Formularit DS-160.
  4. Faqja me Konfirmim dhe Udhëzime për takimin, të shtypura nga kjo faqe interneti.
  5. Një fotografi me ngjyra 5 x 5 cm (2 x 2 inç) bërë brenda 6 muajve të fundit.
photo tourism concept new york city with statue liberty; Shutterstock ID 59760706; PO: aol; Job: production; Client: drone

Hapat e procedurës për marrjen e vizës

  1. HAPI I PARË: Plotësoni Aplikimin Online
    Secili aplikant, pavarësisht moshës, duhet të plotësojë formularin e aplikimit për vizë jo-imigrimi DS-160 online tek https://ceac.state.gov/genniv/. Gjatë aplikimit, ju do të ngarkoni edhe një fotografi digjitale që i përmbush standardet e Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore. Pasi të keni plotësuar formularin DS-160, printoni fletën e konfirmimit që mban barkodin e aplikimit tuaj. Ju duhet ta sillni këtë fletë konfirmimi kur ju të paraqiteni në Ambasadën Amerikane në Tiranë për intervistën tuaj për vizë.
    2. HAPI I DYTË: Paguani Tarifën e Vizës
    Secili aplikant, pavarësisht moshës, duhet të krijojë një llogari për të paguar tarifën e vizës dhe për të caktuar takimin për vizë. Pagesa për tarifën e vizës është 160 USD.
    3. HAPI I TRETË: Rinovim i vizës me postë ose Caktimi i Takimit për Vizë
    Nëse ju po rinovoni një vizë që ka skaduar brenda 12 muajve, dhe kjo vizë ishte lëshuar në Tiranë, si dhe ju po aplikoni për të njëjtën kategori vize për të cilën kishit aplikuar edhe në vizën e fundit, atëherë ju mund të mos paraqiteni në Ambasadë për intervistë. Nëse ju nuk kualifikoheni për rinovimin e vizës me postë, atëherë ju duhet të caktoni një takim për t’u paraqitur në Ambasadë.
  2. HAPI I KATËRT: Përgatituni për Intervistën Tuaj
    Ju duhet të sillni dokumentacionin e mëposhtëm në intervistën tuaj: Pasaportën tuaj; Fletën e konfirmimit të formularit DS-160 që përmban barkodin dhe fotografinë tuaj; Një fotografi me përmasa 5×5 cm; Fletën e takimit për intervistë që printuat nga https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv.