Edhe sot ka njerëz që për partinë japin jetën madje janë vrarë në votime. Tani rinia ka ikur dhe vetëm bar ka në ara.
ERDHI KOHA TË HAMË BAR…
Enveri thoshte të hamë bar, Ramizi thoshte hani bar por më pas ujiteni përsëri të rritet
– Edhe sot e gjithë ditën ka njerëz që për partinë japin jetën madje janë vrarë në votime
-Unë thom që edhe barin të mos e shkelim, se do e kërkojmë e nuk do e gjejmë.
Ditët e fundit “mbiu” përsëri ajo historia e barit dhe e parimeve. Kjo më solli në mend atë “dekllaratën” e kumandar Enverit kur thoshte: “Bar do të hamë e parimet nuk i shkelim…” Edhe sot e gjithë ditën ka njerëz që për partinë japin jetën. Pse pak janë vrarë për një grusht votash?!
Ditët e fundit “mbiu” përsëri ajo historia e barit dhe e parimeve.
Kjo më solli në mend atë “dekllaratën” e kumandar Enverit kur thoshte: “Bar do të hamë e parimet nuk i shkelim…” Edhe sot e gjithë ditën ka njerëz që për partinë japin jetën. Pse pak janë vrarë për një grusht votash?!
Nejse. Po shumica për parimet e partisë janë gati të hanë edhe bar. Unë thom që edhe barin të mos e shkelim, se do e kërkojmë e nuk do e gjejmë. Vini re se do rrëfejë një mesele. Ma ka rrëfyer një burrë me një barrë mend.
…Një ditë të bukur pranvere kumandar Enveri po shkonte për pushime në Vlorë. Diku shikon një fshatar në anë të rrugës, që shkulte bar. Ndaloi, zbriti dhe e takoi fshatarin.
– Ç’bën kështu, mo?
– Ja kumandar, sipas mësimeve tuaja po ha bar, – u përgjigj i shkreti fshatar. – Të na rroni sa malet!
– Ashtu, të lumtë. Të rrojë partia! Jeni ju, pa jemi ne…- tha kumandari e dha porosi që atij fshatari t’i jepnin një shtëpi, një lopë e ca tokë.
Ngjarja bëri bujë. Doli i fituar ai që hëngri bar. Pas tri ditësh doli i gjithë fshati me shpresë se do kishin fatin e fshatarit të parë. Po atë ditë rastësish kaloi pasardhësi i tij, xhaxhi Ram(a)izi. Shkonte për të takuar kumandarin në Vlorë. E pa skenën, ndaloi e zbriti.
– Po ju ç’bëni kështu?
– Ja, po hamë bar…- u përgjigjën ca e ca.
– Ashtu ju lumtë! – u tha Ram(a)izi.- Vetëm mos e shkelni, merreni radhë…Dhe ujiteni ndonjëherë. Se nesër do e kërkoni e nuk do ta gjeni…
Këtu mbaron meseleja. Në më ka gënjyer ai burri me një barrë mend, ju gënjeva dhe unë. Ma bëni hallall! Po dhe në qoftë shaka, kjo mesele një moral e ka …Gjejeni vetë ngadalë – ngadalë…
ITERET” E REJA PËR PUNËSIM…
– Një gjysh e hante meraku për nipin pasi kish mbaruar 2 universitete dhe mbeti pa punë
-Nipi me medalje ari konkuronte, po “rastësisht” fitonin nipërit e mbesat e deputetëve, ministrave, bosëve…
-Kur nuk hahej me drejtësi gjyshi bëri gati një zarf me regullat e reja dhe ja dha mikut
E vërteta
Një gjysh e hante meraku për nipin e tij. Kishte mbaruar 2 universitete dhe fliste 3 gjuhë të huaja. Po mbeti që mbeti pa punë. Konkuronte i gjori me medalje ari , po “rastësisht” fitonin nipërit e mbesat e deputetëve, ministrave, bosëve… Ndërsa prindërit e djaloshit ishin punëtorë të thjeshtë. Nuk lanë gurë e kusur pa lëvizur në kërkim të së drejtës, po nuk “u hëngri lopata ujë”.
Ndërsa prindërit e djaloshit ishin punëtorë të thjeshtë. Nuk lanë gurë e kusur pa lëvizur në kërkim të së drejtës, po nuk “u hëngri lopata ujë”.
– Do shkoj vetë, – tha gjyshi. – Një shoku im ka vajzën “të ngritur” në ministri. Do ma dëgjojë llafin se me të atin e saj jemi veteranë, kemi qënë trima të rrallë dhe tani jemi të dy peshkatarë.
– Do shkoj vetë, – tha gjyshi. – Një shoku im ka vajzën “të ngritur” në ministri. Do ma dëgjojë llafin se me të atin e saj jemi veteranë, kemi qënë trima të rrallë dhe tani jemi të dy peshkatarë.
– Rri, o gjysh se kanë dalë rregulla të reja tani!
– Po edhe unë kam “rregullat” e mia. Ajo më njeh mirë.
Dhe kështu gjyshi mori rrugën drejt asaj ministrie. Vajza e shokut, sa mori vesh se kush e kërkoi, doli vetë te porta. Gjyshit iu bë zemra mal. E mori gjyshin prej krahu, e futi në zyrë. E pyeti nëse donte kafe apo pije të tjera.
– Jo, faleminderit se mësohem keq…
– Urdhëro, si e ke hallin. Pse je munduar, zotrote?- pyeti zyrtarja.
– Kam një nip. Është i zgjuar, me 2 diploma, me 3 gjuhë të huaja. Mbeti pa punë.
– Gjyshi, shteti ynë ka vënë kritere të reja. I di kriteret apo jo?
– I di të gjitha gjyshi. I kam me vete “kriteret”, – dhe i zgjati një zarf. – Ca “kritere” i ke te zarfi. Te kjo kutia është “kriteri” tjetër; nipi të dërgon një celular të ri akull. Është i markës “Skamsum”, siç e ke qejf zotrote. Peshk nuk zumë. Po nuk besove, pyete tët at’ në darkë. Nashti peshku prishet kollaj. Apo të helmojmë shtetin? E ka thënë dhe populli: peshku qelbet nga koka
– I di të gjitha gjyshi. I kam me vete “kriteret”, – dhe i zgjati një zarf. – Ca “kritere” i ke te zarfi. Te kjo kutia është “kriteri” tjetër; nipi të dërgon një celular të ri akull. Është i markës “Skamsum”, siç e ke qejf zotrote. Peshk nuk zumë. Po nuk besove, pyete tët at’ në darkë. Nashti peshku prishet kollaj. Apo të helmojmë shtetin? E ka thënë dhe populli: peshku qelbet nga koka.
Se si vajti halli i nipit nuk e di, po gjyshi e bëri të tijën. Dhe mbi të gjitha “kriteret” i kishte mësuar mirë…