‘Ryanair’ mysafir i ‘Kastrati Group’

53
Sigal

Kompania e fluturimeve prestigjoze ‘Ryanair’ vjen në Tiranë. Ja ofertat e reja të biletave duke filluar nga 15 euro për 17 destinacione

Të martën më 31 tetor, revolucioni i çmimeve të ulëta vjen në Shqipëri me Ryanair. Ne do të nisim 17 destinacione të reja për në/nga Tirana.

 Kompania e mirënjohur ‘Ryanair’ do të nisë operimin në Shqipëri në 31 tetor duke ofruar 17 destinacione për të gjithë qytetarët. CEO i kompanisë ‘Ryanair’, Michael O’leary deklaroi se aktualisht janë rezervuar rreth 70 % e vendeve të ofruara. Fluturimet e RYAN Air do të ofrohen me çmime shumë të ulëta duke filluar vetëm nga 15 euro për një drejtim.

‘Javën e ardhshme, të martën më 31 tetor, revolucioni i çmimeve të ulëta vjen në Shqipëri me Ryanair. Ne do të nisim 17 destinacione të reja për në/nga Tirana, ku tashmë më shumë se 70% e vendeve të ofruara janë shitur për muajin e parë të operimeve. Oferta e lartë për sezonin dimëror të Ryanair në Tiranë me 17 destinacione, dhe mbi 200 frekuenca javore tregojnë kërkesën e jashtëzakonshme që ekziston për udhëtime me çmime vërtet të ulëta për ardhjen e turistëve në Shqipëri si dhe për qytetarët shqiptarë gjithashtu. si linja ajrore nr.1 në Evropë. Jemi krenarë të hapim 17 destinacione të reja për në Tiranë javën e ardhshme dhe jemi të lumtur nga fluksi i rezervimeve të kryera në avancë dhe kërkesa që ekziston në Shqipëri dhe anembanë Evropës për fluturimet me çmime të ulta të Ryanair për në dhe nga Tirana.’

Përfaqësues i Kastrati grup u shpreh se industria e aviacionit në Shqipëri është në krye të çdo liste klasifikimi, ndërsa numri i turistëve ka shënuar shifra rekord .

Përfaqësues i Kastrati grup u shpreh se industria e aviacionit në Shqipëri është në krye të çdo liste klasifikimi, ndërsa numri i turistëve ka shënuar shifra rekord .

‘Duhet të përmend disa numra, për të vendosur gjërat në perspektivë. Që prej ditës së sotme, aeroporti ka arritur 5.8 milionë pasagjerë, dhe do të arrijmë 6 milionë deri në fund të muajit, që do të thotë 7 milionë në fund të vitit. Kjo ka të bëjë me 37% rritje nga viti 2022, dhe është e jashtëzakonshme. 110% më shumë se 2019, që e vendos aeroportin e Tiranës dhe industrinë e aviacionit në Shqipëri në krye të çdo liste klasifikimi, një rikuperim nga viti 2019, post covid. Kemi punuar të gjithë së bashku dhe jemi gati të shkojmë në nivelin e ardhshëm. Objektivi i kompanisë është që këto zhvillime të bëhen në kohën e duhur dhe rritja të jetë e pashmangshme në të ardhmen. Ky është një investim i Kastrati Group, qeverisë shqiptare, Ryanair dhe mirëpret çdo kompani tjetër, që dëshiron që të investojë në rritjen e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës.’

Oferta

Michael O’Leary, CEO i Ryanair vizitoi Tiranën me ekipin e tij të shitjes dhe ekipin operacional për të promovuar fillimin e fluturimeve të Ryanair për në/nga Tirana, te martën më 31 tetor. Për të festuar këto rezervime rekord, Ryanair ka nisur një fushate promocionale 3 ditore në të 17 destinacionet e reja për/nga Tirana, me 50,000 vende që janë në shitje duke filluar nga 14.99 €, të cilat janë në dispozicion nga nëntori 2023 deri në mars 2024 (edhe pse këto vende duhet të rezervohen deri më 28 tetor direkt në faqen e internetit të Ryanair.com).

Ministri  Mete: Hapen 1000 vende pune, më shumë destinacione fluturimi

Me 17 destinacione dhe 200 fluturime në javë, kompania ajrore Ryanair do të nisë operimet në Shqipëri, nga data 31 tetor.

Gjatë një konference për shtyp drejtuesi i kësaj kompanie tha se lidhja e vendit me tregjet e mëdha të vizitorëve, që vijnë nga Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Suedia apo Mbretëria e Bashkuar do të sjellë një rritje të konsiderueshme të trafikut ajror dhe turizmit, falë tarifave të ulta që kjo kompani aplikon.

Ndërkohë që, i pranishëm në aktivitet ishte edhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete që e vuri theksin edhe te numri i vendeve të punës, që do të krijohen.

Mete foli edhe për rishikimin e taksës së turizmit, si një kërkesë e ardhur nga Ryanair për të stimuluar më tej këtë industri.

Sipas Metes, qeveria synon të mbështesë dhe zhvillojë më tej infrastrukturën aeroportuale dhe ndërlidhjet e saj me rrjetet rrugore dhe hekurudhore, ashtu siç do të jenë në vëmendje të gjitha shërbimet mbështetëse, që lidhen me industrinë e turizmit.