Rushan Dosti: Dilaver Hoxha, 90 vjeçari që vijon të shkruajë libra pa syze

68
Sigal

Njeriu edhe pse kur lind nuk mban mend, kujtimet e gëzimin e asaj dite ia sjellin në memorie prindërit, vëllezërit, motrat e të afërmit e tjerë, të cilët e kanë përjetuar atë ditë.

Urimi i parë që buron nga zemra e të gjithëve përcillet gojë më gojë: “Të na rrojë fëmija e të bëhet me flokë të bardhë!” Lindja e fëmijës përbën gëzimin më të madh familjar, sepse është garancia e trashëgimisë familjare e fisnore, është vijimi i rrjedhës së jetës, ashtu siç është rrjedha e lumit për në det. Në pyllin e madh të jetës, siç ka drurë të vjetër, duhet të ketë patjetër filiza, degë e drurë të rinj, të cilët ripërtërijnë pyllin pavarësisht se shumë drurë kalben e thahen. Kështu ndodh edhe me jetën e njeriut, e cila gëzohet e trashëgohet brez pas brezi.

Personazhi i radhës është më i thjeshtë se vetë thjeshtësia. Ai mbart mbi supe dhe brenda shpirtit të tij vlera që rrallë se mund të përsëriten. Edhe pse më 7 janar të këtij viti ai festoi 90 vjetorin e lindjes, vijon të shkruajë libra pa mbajtur syze shikimi. Madje për ditëlindjen e tij u prezantua tek familjarët, miqtë, të afërmit, shokët dhe dashamirësit e tij me librin e sapobotuar titulluar: “90 vite jetë”.

Tashmë në moshën 90 vjeçare, ai ndjeu detyrimin e tij moral dhe prindëror, që të rrëfej jetën e tij me qëllim që t’ua lërë trashigimi pasardhësve e familjarë të fisit Hoxha e me këtë traditë të vijohet brez brezi. Ai quhet Dilaver Hoxha dhe është i rrahur nga jeta me “vaj e me uthull” dhe siç thotë vetë: “Njeriu nuk plaket me moshë se sa vite rron, por sa vite jeton!”

Edhe pse njeriu nuk mund të vërë “objektiva” apo të marrë “zotime” se sa vite do të arrijë, për Dilaver Hoxhën shekulli ndoshta do të jetë festa e datëlindjes me një libër tjetër të titulluar “Një shekull jetë!”

Fëmijëri e vështirë që vlejti sa një shkollë

Dilaver Dervish. Hoxha, u lind në fshatin Bistrovicë të Beratit më 07.01.1935. Edhe pse në ato vite ka patur pasaktësime në regjistrimin e popullsisë, ai është i bindur në saktësinë e datëlindjes së tij, pasi siç thotë ai vetë, babai në këtë kohë punonte në qytetin e Vlorës dhe më kishte thënë: “Kur ke lindur ti Dilaver ka qënë dimër dhe fshati ishte mbuluar nga dëbora. Në këtë kohë unë u ktheva nga Vlora dhe ti sapo kishe lindur..” Bekimi i babait është “pasaporta” më e saktë dhe s’ka arsye për dyshime.

Lindja e tij nuk përkon vetëm me “egërsinë” e natyrës, por edhe me varfërinë e tejskajshme ekonomike në përgjithësi dhe të familjes së tij në veçanti. Kjo varfëri ekstreme e detyroi atë që shkollën e kam filluar në moshë madhore, në moshën 13 vjeçare, sepse familja kishte nevojë edhe për krahë të njomë pune. Kur u hap shkolla në Bistrovicë në vitin arsimor 1946 – 1947, Dilaveri ruante delet e dajos së nënës në Lagjen “Murat Çelepias” në qytetin e Beratit, dhe në vitin e parë të shkollës fillore ai nuk u regjistrua, deri sa në maj të vitit 1947, iu mbush mendja babait që e “shkarkoi” si çoban delesh dhe e regjistroi në shkollë në vitin e parë të shkollës fillore. Ai kujton se mësuesja, për shkak të moshës madhore, e kaloi direkt e në klasën e dytë. Humbi një vit shkollë duke ruajtur delet, dhe kjo për këtë është dhimbje edhe tani pas 90 vitesh jetë.

Në shkollën fillore ishin tre vëllezër në një vit shkollor, Dilaveri më i madhi dhe dy vëllezërit më të vegjël; Sefedini dhe Hetemi. Edhe pse ishin në shkollë, angazhimi i tyre ishte tek preokupimet familjare, tek nevojat ekonomike. Kohën më të madhe e harxhonim duke ruajtur atë pak blegtori dhe me punë të ndryshme bujqësore, kështu që më shumë mungonin se sa shkonin në shkollë. Më i rënduari ishte Dilaveri se nuk thonë kot: “I madhi, hallemadhi!”

Gjendja ekonomike e familjes, ndërkohë që fëmijët rriteshim e nevojat për veshje e ushqim shtoheshin, sa vinte e rëndohej më shumë. I vetmi krahë pune, sipas Dilaverit,  ishte vetëm babai, Dervishi. “Ishim aq të varfër, saqë na mungonte edhe drita e kandilit dhe për të mësuar mblidhnim shkarpa të thata e në flakën e zjarrit kërkonim shkronjat e numrat, shtrirë barkas në truallin e akullt të shtëpisë”, – shprehet 90 vjeçari.

I kapluar nga kujtime të një fëmijërie të vështirë, ai rrëfen: “Varfëria ekonomike nuk ishte vetëm për ne si familje, apo si fshat, por vetë shteti shqiptar i asaj kohe ishte në kolaps të plotë ekonomik. Edhe po të kishe para, nuk kishe mundësi të blije, sepse kishte mungesa të mëdha ushqimesh e veshmbathjesh në treg. Pas përfundimit të luftës më 1944, Shqipëria doli e sfilitur plotësisht dhe trashëgoi një varfëri të tejskajshme ekonomike. Prapambetja ishte kudo, tregti, arsim, kulturë në të gjithë vendin, në qytet e në fshat. Prodhimet ishin artizanale dhe vështirë të gjeje një palë këpucë, por vetëm opinga lëkure të bëra nga lëkura e kafshëve”.

Në këto kushte tejet të vështira e mbaroi shkollën fillore në moshën 15 vjeçare. Në vitin e katërt jepte mësim mësuesi i nderuar Avdurramën Shefqet Doko, një mësimdhënës me përgatitje të lartë pedagogjike, me moral, kulturë dhe edukatë të lartë njerëzore, të cilin Dilaveri me mirënjohje e vlerëson: “Inteligjenca e atij njeriu, për mua prodhonte vetëm moral e kurajo për të mësuar sa më shumë. U detyrova që të mos ngrihesha nga vendi pa mësuar të gjitha mësimet, sepse nuk mund të justifikohesha për asgjë para atij personaliteti të lartë pedagogjik”.

Kur mori dëftesën e përfundimit të shkollës fillore, mësuesi Avdurramën Doko, iu drejtua Dervishit: “Dilaverin dhe Sefedinin do t’i dërgosh në shkollë 7 vjeçare!” Në Bistrovicë në atë kohë nuk kishte shkollë shtatvjeçare dhe babai i tyre nuk e realizoi dot porosinë e mësuesit të nderuar.

Shkollimi dhe punësimi, dy sfida të kohës

Pas shumë përpjekjesh, erdhi dita kur shpresa për të vazhduar shkollën u venit plotësisht, s’kishte asnjë rrugë tjetër sepse asgjë nuk varej nga dëshira e tij. Në këto kushte, e ndau mendjen dhe të gjitha forcat fizike e mendore i tendosi për të kontribuar pranë familjes, për t’tu bërë krah babait në misionin e tij të vështirë. Ishte tamam koha të kujtonte atë fjalën e urtë populllore: “Shtriji këmbët sa ke jorganin!” Do të kryente çdo lloj pune duke u përshtatur edhe pse moshën nuk e kishte për barrë kaq të rënda.

Ndërsa e kishte marrë një vendim personal për të ardhmen time, vëllai i madh Ymeri, i cili në vitin 1951, pasi kishte mbaruar shërbimin ushtarak, shërbente në Policinë e Shtetit në Berat, bënte përpjekje për arsimimin e tij.

Ai kishte njohje me të parin e Rrethit dhe i kërkoi ndihmë Sekretarit të Parë të Komitetit të Rinisë së Rrethit, Bido Frashërit, duke i sqaruar gjithçka lidhej me dëshirën e tij për arsimim. Fillimisht përgjigja ishte e thatë: “Je i vonuar Ymer…!”, por me një dritë shprese që “Unë do ta shikoj mundësinë…!”.

Përgjigja nuk vonoi kur Bido Frashëri i thotë Ymerit: “Nëse të pëlqen dërgoje vëllanë në shkollën njëvjeçare profesionale tregtare në Krujë!”. Pikërisht kjo mundësi u shfrytëzua dhe dëshira e Dilaverit për të vazhduar shkollën u realizua.

Përbërja e kursantëve të kësaj shkolle ishte heterogjene gjeografikisht dhe kulturarisht. Aty kishte kursantë me shkollë fillore, shtatëvjeçare dhe të mesme, gjë që e vuri para një përgjegjësie të madhe. Edhe pse kushte të pabarabarta, ai mundi t’ia dalë me sukses. Përfundoi shkollën profesionale njëvjeçare të tregtisë në Krujë dhe u çertifikova si ekonomist finance (llogaritar) për sektorin e tregtisë në Ndërmarrjen Tregtare Shtetërore, që në ato vite ishte një bashkim në bazë rrethi dhe quhej “Bashkimi”.

Këtu nisi dhe rrugëtimi i arsimit dhe punësimit si ekonomist në gjithë jetën e tij aktive, deri sa doli në pension,  si ndihmës shef llogarie në Degën e Tregtisë në Lokalitetin Tërpan, në vitin  1952, kur ishte vetëm 17 vjeç. Drejtuesit e degës i  besuan detyrën e arkëtarit.

Ende pa filluar punë u përball me peripeci e beteja ligjore. Për një firmë emocioni, u thirr nga Prokuroria, e cila kërkonte spjegime. Prokurori këmbëngulte në pyetjet e tij, ndërsa ai nuk lëvizte nga pozicioni, duke përsëritur përgjigjen e prerë: “I kam parë pullat!” Prokurori duke parë kundërshtimin e tij, e mbylli çështjen. Pavarësisht se çështja u mbyll në favorin e tij, ai e kuptoi se kishte bërë një gabim, që më vonë iu bë mësim.

Në Janar të vitit 1954 filloi punë në Degën e Tregtisë në Urën Vajgurore. Aty ishim katër vetë punonjës dhe flinim në një dhomë të marrë falas..

Në Urën Vajgurore, Dimalin e sotëm, punoi në kushte më normale dhe nuk pati asnjë problem me punën dhe nuk mori asnjë masë  ndëshkuese nga aparati i ndërmarrjes.

Pas kthimit nga ushtria, qëndroi në shtëpi vetëm tre ditë për t’u ç’mallur me prindërit e pjesëtarët e tjerë të familjes, ku i dukej sikur e “hanin” muret e shtëpisë e nga meraku për punën e zinte gjumi. Pas katër ditësh u paraqit menjëherë në Drejtorinë e Ndërmarrjes Tregtare  (NTSH) në Berat.

Në janar 1957 filloi punë në Degën e Tregtisë në Urën Vajgurore në detyrën e revizorit.

Në vitin 1957 u krijua kooperativa bujqësore në Bistrovicë,  dhe fillon punë si llogaritar i kooperativës

Në vitin 1960 shkon në shkollën njëvjeçare për ekonomi – financë në Tiranë. Studioi një vit dhe mori vlerësim mjaft të mirë në fund të shkollës. Mbaroi shkollën dhe u riktheva llogaritar në llogarinë e kooperativës. Si llogaritar i kooperativës punoi.

U ula në bankën e shkollës së mesme dhe ajo që binte në sy e dallohej dukshëm, apo më saktë që e ndjeja unë, kishte të bënte me moshën e re të nxënësve të tjerë, diferencë deri në dhjetë vjetë. Shumica e tyre vinte direkt nga shkolla 7 vjeçare dhe pak vinin nga fronti i punës. Ndërkohë që punonte vazhdonte shkollën e mesme.

Për tre vjet me mundime e sakrifica, që nuk i kishte provuar ndonjëherë, as në shkollë e as në punë deri në atë moshë, arriti të realizojë një nga ëndrrat e tija më të mëdha, shkollimin profesional të vitit shkollor, në tre provime u vlerësova me notën dhjetë.

Mbasi mbaroi shkollën e mesme profesionale dhe u titullua ekonomist kontabël, në Kooperativën Bujqësore Bistrovicë.

Në vitin 1970 caktohet Kryetar i degës së planit në Kooperativën e Bashkuar në Donofrosë.

Në vitin shkollor 1971 u regjistrua në Filialin e Beratit në profilin ekonomist të ilin e përfundoi në vitin 1972.

Në vitet 1972 – 1975 vazhdoi studimet në Shkollën e Lartë të Partisë, pa shkëputje nga puna tre vjet.

Pas kësaj, për 15 vjet, 1970 – 1984, punoi në Kooperativën e Bashkuar Donofrosë. Një përvojë e gjatë pune mes vështirësish të panumërta. Flozofia e tij  ka qënë dhe mbetet: Puna është jeta!

1984 – 1991 punon në Kooperativën e Bashkuar të Kozares, si drejtues në Degën e Furnizimit e Shpërndarjes.

Në vitin 1991 doli edhe një vendim sipas, të cilit dilnin në pension të gjithë ata punëtorë, apo qytetarë, që kishin mbushur moshën 55 vjeç. Dalja në pension do të ishte sipas dëshirës, ndërkohë që përfitimi i pensionit do të ishte 60 përqind, jo sipas ligjit ku ishte përcaktuar masa 70 përqind. Pranoi dhe doli në pension.

Koha e pensionimit, autor librash

Mbasi doli në pension, më 1991 u angazhua me ekonominë shtëpiake, bujqësi – blegtori. Në mënyrë të veçantë është marrë me kultivimin e bletëve, të cilat i ka pasion të hershëm. Pasioni i pasioneve kanë qënë librat, për të cilët Zoti i ka dhënë mendje dhe mbi të gjitha sytë.

Pas daljes në pension, Dilaveri u radhit në organizatën e veteranëve të lagjes “1 Maji” në Kuçovë. Duke qënë një pasardhës veterani korrekt në kryerjen e detyrave, në mbrojtje të vlerave të LANÇ, Kryesia e Komitetit të Veteranëve të rrethit Kuçovë e ka zgjedhur në detyrën e financierit që nga viti 2011 dhe deri më sot. Ai vijon të punojë me korrektësi e përgjegjësi në këtë detyrë.

Ai ka një filozofi të tijën për jetën: “Jeta nuk përsëritet dhe e vetmja gjë që nuk duhet shpenzuar kot, është koha! Ajo është gjëja më me vlerë që zotëron njeriu!”

Është një analizues shumë i mirë i problemeve shoqërore. Po aq sa analizon vese e defekte, aq atdhetar është vetë. I do njerëzit pa kushte, është i thjeshtë si e vërteta. Shoqëria jonë ka nevojë për njerëz të tillë, të ditur, të mençur që u zë vend fjala, siç është Dilaveri.

Është thënë prej motesh, thuhet edhe sot, do të përsëritet gjithmonë se njerëzit fisnik, janë si pranvera, stina më e bukur e vitit, e cila ripërtërin gjithë elementët e jetës. Dilaveri duke ndjerë si domosdoshmëri për t’u përcjell brezave pasardhës ndjenjën e ngrohtë të dashursië, sakrificës, punës, bujarisë, trimërisë, besnikërisë dhe atdhetarizmit, ka lënë si pasuri pesë libra të botuara.

Deri në jetën e tj 90 vjeçare, ka botuar librat e mëposhtëm:

  1. “Bistrovica, krenaria jonë”
  2. “Fisi Hoxha, Bistrovicë”
  3. “Evolimi”
  4. “Shqipëria, një komb, një shtet”
  5. “Familja”
  6. “Demokracia”
  7. “Historia e Shqipërisë në hije gjysëm shekulli”
  8. “Histori e lavdishme Kombit Shqiptar!